UBT

Renditja e futbollistëve shqiptarë sipas vlerës në treg

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Afati kalimtar i janarit ka ardhur dhe bashkë me të edhe spekulimet për transferime të lojtarëve. Për këtë shkak, koha.net ka nxjerr statistikat në bazë të të cilave rendit lojtarët shqiptarë sipas vlerës së tyre aktuale në treg.

Çmimet janë të bazuara në faqen transfermarkt, e cila shquhet për kalkulime të përafërta dhe është pikë referimi edhe për mediat e huaja.

Më i shtrenjti në listë është Xherdan Shaqiri. Reprezentuesi i Zvicrës vlerësohet plot 20 milionë euro. Pikërisht Shaqiri është ai që përflitet më së shumti në këtë afat kalimtar, transmeton koha.net.

Pas Shaqirit vijnë Januzaj e Granit Xhaka me nga 10 milionë.

I katërti në listë është Shkodran Mustafi me 8 milionë, i pasuar nga Xhemaili e Mehmedi me nga 7 milionë.

Eco Higjiena

Gjithnjë sipas transfermarkt, Behrami ka vlerën 6 milionë euro kurse Kasami 5 milionë.

Dy lojtarët e Lazios, kapiteni i kombëtares – Lorik Cana dhe portieri Etrit Berisha vlerësohen me nga 3 milionë, kurse Taulant Xhaka me 2.25 milionë.

Të fundit në listë janë Lenjani, i cili vlerësohet 1.5 milionë euro dhe Balaj i cili vlerësohet 600 mijë.

Renditja sipas vlerës:

Xherdan Shaqiri 20 milionë
Adnan Januzaj 10 milionë
Granit Xhaka 10 milionë
Shkodran Mustafi 8 milionë
Blerim Xhemaili 7 milionë
Admir Mehmedi 7 milionë
Valon Behrami 6 milionë
Pajtim Kasami 5 milionë
Lorik Cana 3 milionë
Etrit Berisha 3 milionë
Taulant Xhaka 2.25
Mergim Mavraj 1.7 milionë
Ermir Lenjani 1.5 milionë
Bekim Balaj 600 mijë
© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.