Mobi Casa

Rekomandohet për Kuvend diskutimi i marrëveshjes së partneritetit publiko – privat me “Eco – higjienën”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit Komunal, ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend propozim-vendimin për miratimin e planit të punës të Kuvendit për vitin 2023, propozim-vendimin për draft-statutin e QKMF “Dr. Nagip Rexhepi”, draft-programin trevjeçar të banimit 2023/2025, propozim vendimin për lirim të përkohshëm nga pagesa e gjobës komunale për regjistrim të mëvonshëm të lindjeve dhe vdekjeve, propozim-vendimin për kompensimin e anëtarëve të Komisionit për ndarjen e bursave si dhe informatën për suksesin e nxënësve në gjysmë vjetorin e parë të vitit shkollor 2022-2023.

Po ashtu, Komiteti ka rekomanduar për diskutim në Kuvend edhe tri propozime shtesë: implementimin e marrëveshjes së partneritetit publiko-privat me kompaninë ‘Ecohigjiena’, formimin e një komisioni për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emërtimit të rrugëve, shesheve dhe numërimit të adresave si dhe adaptimin e projektit në qendër të qytetit.

Të tria këto propozime, dy të parat nga përfaqësuesi i PDK në Kuvend, ndërsa i treti nga përfaqësuesi i LDK-së, u përkrahën në mënyrë unanime nga KPF-ja.

ARKATANA

Formimi i një komisioni për kërkesa dhe ankesa të emërtimeve u vlerësua si nevojë për emërtimin e rrugëve dhe rrugicave të reja, ndërkaq adaptimi i projektit të sheshit, është kërkesë e bizneseve për zhvendosjen e vazove në zonën përbri ekzekutivit.

Sa i përket partneritetit me kompaninë ‘Ecohigjiena”, u tha se menaxhmenti i saj ka marrë disa vendime të njëanshme kohëve të fundit, siç është rritja e çmimit të faturës për amvisni, përfshirja në regjistrim e pagesave edhe të kategorive të liruara nga obligimi dhe të tjera.

Pritet që Kuvendi Komunal të marrë një qëndrim në lidhje me implementimin e kontratës me këtë kompani, që është lidhur para dhjetë vitesh dhe zgjat 15 vjet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.