UBT

Rebelimi i rajoneve të pasura

/ 5 minuta lexim

Përderisa ka gjasa që për shkak të krizës së euros po del në sipërfaqe një Evropë post-kombëtare, me një angazhim për një union më të fuqishëm fiskal dhe me një kontroll më të centralizuar të buxheteve kombëtare dhe të bankave, kriza ka forcuar thirrjet për pavarësi të rajoneve më të pasura të shteteve anëtare të BE-së, të hidhëruara për faktin se po janë të detyruara të financojnë fqinjët më të varfër.

Katalonia mund të jetë katalizatore e ripërtëritjes së valës së separatizmit në Bashkimin Evropian, me Skocinë dhe Flandrinë që nuk qëndrojnë shumë prapa. Paradoksi më i madh i Bashkimit Evropian, i cili është ndërtuar mbi konceptin e sovranitetit të ndarë, është se ulë piketat që rajonet të kërkojnë pavarësi.

Përderisa ka gjasa që për shkak të krizës së euros po del në sipërfaqe një Evropë post-kombëtare, me një angazhim për një union më të fuqishëm fiskal dhe me një kontroll më të centralizuar të buxheteve kombëtare dhe të bankave, kriza ka forcuar thirrjet për pavarësi të rajoneve më të pasura të shteteve anëtare të BE-së, të hidhëruara për faktin se po janë të detyruara të financojnë fqinjët më të varfër.

Artur Mas, presidenti i Katalonisë, së fundi ka shokuar Spanjën dhe tregjet me kërkesën për zgjedhje të parakohshme rajonale dhe me premtimin për organizimin e një referendumi për pavarësi nga Spanja, edhe përkundër faktit se Madridi e konsideron si ilegal një referendum të tillë. Skocia po planifikon që referendumin për pavarësi ta organizojë në vjeshtën e vitit 2014. Flamanët në Flandri kanë siguruar autonomi pothuajse të plotë, si administrative, ashtu edhe gjuhësore, por ata ende janë të pakënaqur për atë që e konsiderojnë si pushtet hegjemonist të valonëve dhe të elitës në Bruksel, emocione këto të cilat do të dalin në sipërfaqe në zgjedhjet provinciale dhe komunale, të cilat zhvillohen më 14 tetor.

Ka shumë gjëra të cilat i mbajnë të bashkuara shtetet që nuk janë të lumtura, si martesat, historia, luftërat, fëmijët, armiqtë. Por kriza ekonomike në Bashkimin Evropian po nxjerr në sipërfaqe edhe pakënaqësitë e vjetra.

Shumë njerëz në Kataloni dhe Flandri argumentojnë se ata paguajnë shumë më tepër në thesarin shtetëror, se sa që marrin. Por në BE nuk po mbizotëron vetëm argumenti rajonal, pasi që shtetet më të pasura veriore, si Gjermania, Finlanda dhe Austria po ankohen se ato po janë të detyruara që me mirëqenien e tyre të mbajnë gjallë shtetet si Greqinë, Portugalinë dhe Spanjën.

Kriza gjithashtu ka prodhuar edhe humbjen e besimit në lidershipin tradicional, me votuesit të cilët kanë dënuar partitë tradicionale. Kjo i ka ndihmuar partive më nacionaliste, siç janë Fronti Kombëtarë në Francë dhe Agimi i Artë në Greqi. Por në rajonet separatiste, e njëjta pakënaqësi më shumë favorizon partitë, të cilat angazhohen për pavarësi.

“I gjithë zhvillimi i integrimeve evropiane ka ulur piketat për ndarje, ngase etnitetet që dolën në sipërfaqe e dinin se nuk kanë nevojë të jenë në tërësi autonome dhe të pavarura”, theksoi Mark Leonard, drejtor i Këshillit të Evropës për Marrëdhënie të Jashtme.

Mobi Casa

“Këto rajone e dinë se kanë një qasje në tregun prej 500 milionë njerëzve dhe se gëzojnë njëlloj mbrojtje të BE-së”, shtoi ai.

Heather Grabbe, e cila punoi pesë vjet si këshilltare politike e Komisionarit të BE-së për Zgjerim, pajtohet:”Nëse je një shtet i vogël në BE, si Malta apo Luksemburgu, në Bruksel do të jeni të përfaqësuar më shumë se sa duhet, në krahasim me madhësinë tuaj, prandaj shfrytëzojeni këtë mundësi”. Grabbe thotë se arsyet për separatizëm më pak ndërlidhen me çështjen e financave, se sa që ndërlidhen me pakënaqësitë historike dhe me gjuhën.

Por kriza i ka shërbyer shumë udhëheqësve rajonal, ngase ka minuar fuqinë joshëse të BE-së. Në Skoci, për shembull, ekzistonte bindja se nëse vendi pavarësohet, ai do ti bashkohej BE-së pa ndonjë zhurmë të madhe, pasi që skocezët tashmë janë qytetarë të BE-së.

Tradicionalisht, BE-ja ka qenë mjaft e popullarizuar në mesin e udhëheqësve të këtyre rajoneve, thotë Josef Janing, drejtor për studime në Qendrën Evropiane për Politikë.

Shumë nga këto rajone kanë formuar grupe rajonale, të cilat anashkalojnë qeveritë qendrore-Katalonia, së bashku me Baden Wurttembergun në Gjermani, Rhone Alpes në Francë dhe Lombardinë në Itali, janë rajone të fuqishme, të cilat e quajnë vetën “katër motorët e Evropës” dhe që së bashku kanë një bruto prodhim më të madh të brendshëm se Spanja.

“Por tani, vjen kriza, e cila paraqet një dilemë për rajonet, ngase ajo gjithashtu nënkupton ri-përqendrim të pushtetit nga kryeqytetet kombëtare, të cilat tentojnë të reduktojnë buxhetin kombëtarë. Tani sytë përqendrohen sërish kah Madridi, Berlini dhe Parisi, pasi që mundësitë rajonale janë më të pakta”, thotë Janings.

Rasti i Baskisë është një shembull i mirë. Me mposhtjen e lëvizjes separatiste baske, ETA, e cila para një viti i dha fund luftës së armatosur, baskët sot i kanë punët mjaft mirë. Ata po vëzhgojnë me kujdes katalonët dhe skocezët, por niveli i autonomisë së tyre qysh tani është aq i lartë, me ambasadat e tyre virtuale jashtë vendit dhe me kontroll mbi tatimet e tyre, për dallim nga Katalonia, sa që ata tani janë të mendimit se pavarësia mund të jetë destabilizuese. (NYT)