Reagon ashpër Kushtrim Kadriu: Haj medet për gjyqësorin tonë, kërcënohesh me jetë dhe kërcënuesi dënohet 400 euro

Gjilan – Kryesi i veprës penale, që më kërcënoi me jetë, Hekuran Haziri- aktivist i LDK-së, e pranoi fajësinë sot në seancën gjyqësore dhe u dënua vetëm me një gjobë të vogël prej 400 eurosh. Një dënim i tillë për mua si palë e dëmtuar është i papranueshëm, ku kërcënuesi me jetë dënohet aq pak. Haj medet për gjyqësorin tonë, kërcënohesh me jetë dhe kërcënuesi dënohet 400 euro ka shkruar Kushtrim Kadriu.
Kushtrim Kadriu ka thënë se sipas këtij gjyqësori kaq vlen një jetë njeriu në Kosovën tonë të dashur. Bile, kërcënuesit kanë llogari edhe të më vrasin krejt, sepse nuk besoj se mund të dënohen më shumë se 800 euro gjobë. Fyhesh në bazë personale, familjare dhe në bazë të prejardhjes, të fyhen familja e me të edhe i gjithë rajoni prej nga e ke prejardhjen (Kosova Lindore), vetëm e vetëm pse kërkon përgjegjësi nga një kryetar skajshmërisht i papërgjegjshëm. Kërcënohesh haptas me likuidim dhe pastaj, sistemi i drejtësisë në Gjilan, jep dënim prej 400 eurosh për kryesin e veprës penale. Këtë vendim, posa ta marr në formë të shkruar do ta dërgoj në gjykatën e apelit. Do u shkruaj edhe ambasadave të huaja, organizatave që monitorojnë në vend. Vendimi i gjyqtarit Rilind Sermaxhaj është i papranueshëm ka thënë Kushtrim Kadriu./rajonipress/