Mobi Casa

Sfiduesi i radhës: “Fitorja”, kompania e ndërtimit që ka investime milionëshe në fushën e ndërtimit në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kompania “Fitorja” nga Ferizaji e cila operon edhe në Gjilan, për shumë vite llogaritet si njëri nga investitorët më të mëdhenj dhe serioz në fushën e ndërtimit. Drejtuesit e kësaj kompanie flasin me admirim dhe përkushtim për investimet e tyre milionëshe, derisa vlerësojnë se objektet e tyre banesore i kanë të gjitha lejet përkatëse dhe i plotësojnë kriteret e ndërtesave cilësore e të nivelit evropian.

11 pyetjeve të Rajonipress u janë përgjigjur drejtuesit e kompanisë “Fitorja” nga Ferizaji.

Ne jemi në pritje edhe të shumë kompanive tjera nga të cilat presim përgjigje serioze dhe profesionale mbi kriteret e ndërtimit në qytetin e Gjilanit, për të cilën thuhet se tashmë është krijuar një kaos dhe krim urbanistik.

“Fitorja” ka dhënë këto përgjigje në 11 pyetjet e Rajonipress:

FIDANISHTJA

Rajonipress: Cili është investimi i kompanisë tuaj pas luftës në fushën e ndërtimit në Gjilan?

Fitorja: Investimet vetëm në Gjilan në fushën e ndërtimit janë milionëshe, e shprehur në sipërfaqe ndërtuese është mbi 120.000,00 m2.

Rajonipress: Cilat janë problemet që keni hasur gjatë veprimtarisë tuaj në raport me institucionet qendrore dhe lokale?
Fitorja: Mundë të themi se nuk kemi pasur probleme të mëdha, sa i përket marrjes së lejeve ndërtimore, mirëpo sa i përket pranimeve teknike të objekteve kemi vonesa, por jo të mëdha.
Rajonipress: Cilat janë problemet evidente në raportin blerës – shitës?
Fitorja: Në dy vitet e fundit kemi pasur një udhëzim administrativ nga nivelet qendrore i cila për blerësit nga Kosova Lindore i`u ka vështirësuar blerje të banesave. Në vitin 2025 ky vendim sipas informacionit që kemi është anuluar.
Rajonipress: Cili është defekti më i madh që keni hasur tek blerësit tuaj dhe si bëhet pagesa e blerjes së banesave, kesh apo përmes Bankës?
Fitorja: Të gjitha pagesat behën përmes transferit bankar.
Rajonipress: A i përmbaheni kritereve dhe marrëveshjeve kontraktuale gjatë realizimit final të shitjes së banesave?
Fitorja: Plotësisht i përmbahemi kontratave noteriale
Rajonipress: Cila është porosia e juaj për bizneset si motra?
Fitorja: Mos të kemi shmangie nga projektet e miratuara nga Drejtoria e Urbanizmit
Rajonipress: Çka do të veqonit tek pronarët tjerë, ku janë defektet?
Fitorja: Të respektohen projektet dhe kushtet urbanistike. Kërkohet më tepër inspektime në teren.
Rajonipress: A mendoni se shitja e banesave ka çmim të lartë në Gjilan apo është standard dhe nivel rajonal?
Fitorja: Çmimet aktuale janë reale
Rajonipress: A kanë studime fizibiliteti banesat e juaja dhe a posedojnë shkallë emergjente?
Fitorja: Të gjithë objektet tona janë të pajisura me projekte të cilët kërkohen me ligjet e ndërtimit.
Rajonipress: A keni ndonjë padi apo akuzë në Prokurori dhe Gjykatë nga blerësit?
Fitorja: Deri tani nuk kemi
Rajonipress: A jeni të pajisur me leje ndërtimore, studim të fizibilitetit dhe pranime teknike?
Fitorja: Të gjitha objektet tona të ndërtuara (120.000 m2), janë të pajisura me leje ndërtimi, certifikata të përdorimit dhe certifikata e pronës ./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.