Eko Higjiena

Reagim publik nga Arbër Morina: Për 24 muaj rresht si shef reparti, kam dhënë gjithçka nga vetja

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – I zhgënjyer, por krenar dhe me ndërgjegje të pastër, po iu drejtohem qytetarëve, kolegëve dhe gjithë atyre që kanë ndjekur punën time si kirurg dhe udhëheqës i repartit të kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Sot, më shumë se keqardhje, ndjej zhgënjim. Pa asnjë vlerësim real të punës sime, pa asnjë paralajmërim dhe në shkelje të dispozitave ligjore, një ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit, që ende nuk e njeh realisht institucionin sepse ka qenë larg për shumë vite, dhe ende pa u ulur mirë në karrige, vendos të më shkarkojë thuhet në reagimin e Arbër Morinës.

Postimi i plotë:

Para dy vitesh lashë punën si mjek në një klinikë zvicerane me kontratë të rregullt dhe me një pagë që në atë kohë ishte sa 13-fishi i pagës së një specialisti në Kosovë, për t’u kthyer me qëllim që të jap kontributin tim në fushën e kirurgjisë në Anamoravën time të dashur, në vendlindje.

Nuk kam qenë naiv, sepse pas 15 vitesh përvojë pune në mjekësinë kosovare dhe përballjes me vështirësi e padrejtësi, e kam ditur që kthimi im do të jetë sfidues dhe rruga jo e lehtë. Por nuk ka problem, sepse rrugët e vështira i kam ndjekur që në kohën kur isha student i mjekësisë, atëherë kur është kërkuar t’i përgjigjemi thirrjes së atdheut. Të gjithë ata që më njohin, e dinë se sfidat nuk më trembin. Ato i shoh si mundësi për zgjidhje, të cilat jo gjithkush i zgjedh dhe mund t’iu jap rrugën e duhur.

Vendimin për t’u kthyer dhe për të marrë pozitën e udhëheqësit të repartit të kirurgjisë në Spitalin e Gjilanit e kam marrë nga dëshira që t’i kontribuoj dhe mundësoj shkëlqimin kirurgjisë kosovare, e në veçanti këtij spitali, që duke ofruar shërbime shëndetësore profesionale dhe sjellje etike, pacientët tanë të besojnë në profesionin e shenjët të mantelbardhit dhe në spitalin tonë. Kjo edhe ka ndodhur.

Për 24 muaj rresht si shef reparti, kam dhënë gjithçka nga vetja për të rikthyer dinjitetin dhe besimin në këtë repart. Kemi rritur ndjeshëm numrin e operacioneve, kemi futur laparaskopinë në përdorim të përditshëm, kemi fituar çmimin si reparti më i mirë dhe kemi rritur shpresën te pacientët që dikur kërkonin ndihmë jashtë këtij spitali.

Eco Higjiena

Kemi trajtuar dhe shëruar këtu, e kemi parandaluar maltretime dhe shpenzime për pacientët dhe familjarët e tyre, në kërkim të shpresës në spitale gjithandej, të cilat, me përgjegjësi e them që janë nën nivelin që ne kemi arritur.

Sot, më shumë se keqardhje, ndjej zhgënjim. Pa asnjë vlerësim real të punës sime, pa asnjë paralajmërim dhe në shkelje të dispozitave ligjore, një ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit, që ende nuk e njeh realisht institucionin sepse ka qenë larg për shumë vite, dhe ende pa u ulur mirë në karrige, vendos të më shkarkojë dhe të rikthejë dikë që tashmë është në prag të pensionimit – një rikthim në të kaluarën që nuk solli asnjëherë zhvillim.

Ky nuk është thjesht një vendim për mua – është një goditje për shpresën e atyre që shëndeti ju mungon dhe familjarëve të tyre, për shëndetin dhe jetën e qytetarëve të Anamoravës, për secilin që ka besuar në ndryshim dhe ka filluar të besoj në profesionalizmin e kirurgëve të tyre. Është sinjal i keq për mjekët e rinj që në përkushtim kanë parë një mundësi frymëzimi. Dhe mbi të gjitha, është një padrejtësi që nuk do të kalojë pa u thënë.

Unë mbetem krenar për çdo pacient që kemi trajtuar dhe për çdo hap që kam hedhur në shërbim të këtij spitali. Por nuk do të hesht kur padrejtësia zë vendin e punës dhe të rezultatit.

I juaji dhe gjithmonë në shërbimin tuaj,

Dr. Arber I. Morina
Specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.