Rashkaj, i etur

Kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj, shihet se është i etur për një fitore. Andaj, mesfushori shpreson që skuadra e tij ta arrijë këtë të dielën ndaj Omanit, të cilin e konsideron si kundërshtar shumë të vështirë.
“Edhe pse nuk kemi shumë njohuri, mendoj se Omani është përfaqësuese e fortë. Ne i respektojmë, por nuk ua kemi frikën dhe shpresojmë në rezultat të favorshëm”, theksoi “Luani” i Kosovës.