Mundo Deportive publikon listën e portierëve që mund të marrë Barcelona, Berisha në mesin e tyre
Lëndimi i Marc ter Stegen-it është një pengesë e madhe për FC Barcelona.
Portieri gjerman ka pësuar një këputje të plotë të tendinit patellar në gjurin e djathtë dhe pritet të jetë jashtë fushave për tetë muaj, duke lënë Iñaki Peña-n si portierin e vetëm të ekipit të parë.
Barça mund të drejtohet drejt tregut të agjentëve të lirë për të mbuluar mungesën e Ter Stegen-it, por nuk ka shumë kandidatë të disponueshëm që mund të përforcojnë portën e Barçës.
Në mesin e portierëve të lirë, mediumi spanjoll, Mundo Deportivo ka listuar edhe portierin shqiptar, Etrit Berisha, 35 vjeçar.
Në mesin e të përmendurve janë edhe: Keylor Navas, Jordi Masip, Edgar Badia, Jiri Pavlenka, Loris Karius, Tomas Vaclik, Tomas Koubek, Alexandre Letellier dhe Kostas Lamprou.