Uji Dea

Rashiti: Vetëm për një projekt të vizatuar, kryetari i Gjilanit pagoi 200 mijë euro nga buxheti komunal

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Keqpërdorime të jashtëzakonshme po vazhdojnë të ndodhin me buxhetin komunal të Gjilanit, ku përveç tjerash, kryetari i Gjilanit pagoi 196,500.00 euro një kompani projektuese nga Prishtina, për hartimin e projektit të sheshit dhe objektit të administratës komunale. Një hartim i cili është bërë në kundërshtim me procedurat dhe me ligjin e planifikimit hapësinor. Ky tender me negocim është dhënë më datë 15 shtator 2023, ndërsa pagesa i është bërë më datë 25 prill 2024 ka thënë në reagimin etij Riad Rashiti kryetar i PDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Për këtë vizatim dhe video të bërë sipas dëshirave të tij, kryetari i komunës nuk ia besoi asnjë arkitekti të Gjilanit, por ka negociuar me kompaninë “Dea Group” shpk nga Prishtina, duke e kontraktuar me marrëveshje të fshehtë (përmes negocimit), pa procedura të hapura të tenderimit, ashtu siç kërkohet me ligjin e prokurimit. Kjo ka ndodhur vetëm për një arsye të përfitimeve materiale e financiare duke keqpërdorur buxhetin komunal, e për të realizuar interesin e tij si kryetar i komunës tonë.

Përveç dallavereve me këtë tender, kryetari i komunës për hartimin e një projekt kapital si ky, nuk ka organizuar dhe mbajtur asnjë dëgjim të vetëm publik, nuk ka konsultuar asnjë arkitekt të Gjilanit apo Shoqatën e Arkitektëve të Gjilanit, nuk ka konsultuar asnjë nga profesionistët që janë në kuadër të administratës komunale, nuk ka paraqitur para Kuvendit Komunal planin e implementimit të këtij projekti, nuk ka konsultuar fare anëtarët e asamblesë.

E shkeljen më të rëndë që e ka bërë kjo qeverisje lidhur me këtë projekt, ka të bëjë me veprimet që janë plotësisht në kundërshtim me dokumentin e Planit Zhvillimor Komunal dhe ligjin e planifikimit hapësinor. Anulimi i PZHK në vitin 2022 dhe heshtja e qeverisjes së VV-së në Gjilan, tregon anarkinë e krijuar në qytet, krejtë për përfitime, keqpërdorime dhe në kurriz të së ardhmes për qytetin tonë.

Hidromorava

Kjo formë e hartimit të projekteve, tenderi i dhënë sekret, lidhja e interesit të kryetarit të komunës me kompaninë nga Prishtina, pagesa që i është bërë prej 200 mijë euro, shkeljet ligjore të PZHK-së në Gjilan, është vetëm njëri nga skandalet që kanë ndodhur në prezantimet me lula të kryetarit të komunës, për 7 javë – 7 projekte.

Fatkeqësisht, ky projekt jo vetëm që është i parealizueshëm në teren, por doli i kushtueshëm edhe për buxhetin e komunës së Gjilanit, dhe i pasurueshëm për kryetarin dhe qeverisjen e VV-së në Gjilan.

Janë disa dhjetëra skandale e keqpërdorime që janë paraqitur e faktuar edhe në raportin e auditorit kombëtar të Kosovës, ku për të dytin vitë radhazi komuna e Gjilanit e merr kartonin e kuq, duke u përjashtuar nga aplikimi në grantin e performancës në vlerë prej mbi 8 milion euro që i ndahet komunave të cilat qeverisen me performancë të mirë.

Ditët në vijim, do të vazhdojmë paraqitjen e skandaleve tjera dhe keqpërdorimeve dhe dëmeve të jashtëzakonshme që po ia shkakton secilën ditë kjo qeverisje skandaloze, qytetarëve të komunës së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.