FIDANISHTJA

Rashiti: Raporti financiar tejet shqetësues, prej 10 milion euro buxhet të planifikuar për investime kapitale komuna Gjilanit shpenzoi vetëm 1.7 milion euro

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtoria për Buxhet dhe Financa në raportin e saj gjashtë mujor për vitin 2024, ka paraqitur të dhënat buxhetore që janë tejet shqetësuese për secilin qytetarë të Gjilanit, i cili është tejet i zhgënjyer me mos punën e qeverisjes së VV-së dhe të këtij kryetari të komunës, i cili vizaton e prezanton shumë, por për punë nuk është kërkah thuhet në reagimin e Riad Rashitit.

Reagimi i plotë:

Shifrat financiare tregojnë dështime të jashtëzakonshme në shumicën e drejtorive komunale duke mos shpenzuar asnjë euro të vetëm nga buxheti i planifikuar për investime kapitale. Ndërsa pak drejtori kanë arritë të shpenzojnë buxhetin prej 10% deri në 36%.

Drejtoria e Shërbimeve Publike është kampione e dështimit të realizimit të projekteve kapitale dhe e shfrytëzimit të buxhetit të planifikuar. Prej 6.1 milion euro nuk ka arritë të shpenzojë as një milion euro.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale prej rreth 720 mijë euro të planifikuar, ka shpenzuar vetëm 46 mijë euro. Dështim i plotë tek buxheti i projektit për shpenzime rezidenciale ku prej 386 mijë euro asnjë euro nuk ka shpenzuar, njësoj sikurse vitin e kaluar që i ka humbur 280 mijë euro të tjera për këtë projekt.

Drejtoria e Bujqësisë me zero euro shpenzim të buxhetit prej 305 mijë euro sa janë të planifikuara për këtë vit.

Hidromorava

Drejtoria e Urbanizmit me zero euro shpenzim buxhet të shpenzuar për projekte kapitale, prej 280 mijë euro të planifikuar për këtë vit. Në vitin 2023 po ashtu asnjë euro nuk ka arritë të shpenzojë dhe investojë.

Me qeverisjen komunale të drejtuar nga VV dhe një kryetar i papërgjegjshëm dhe i papunë, secili vit është më i rëndë se ai paraprak, e që dëmet janë kolosale për qytetarët e Gjilanit.

Në vitin 2023 Gjilanit i kanë humbur mbi 28 milion euro buxhet të pashfrytëzuar dhe pjesa më e madhe kanë shkuar në suficit, ndërsa 2,5 milion euro nga të hyrat vetanake janë ende të pabartura si pasojë e mungesës së vendimmarrjes nga ana e Kuvendit Komunal.

Ata që po viktimizohen çdo ditë, se opozita nuk po e miraton bartjen e mjeteve buxhetore, është mirë të punojnë pak më shumë dhe të bëjnë përpjekje për t`i shpenzuar këto 8 milion që i kanë dhe nuk po dinë, e nuk po munden me i shpenzua fare.

Për ma shumë detaje interesante dhe keqpërdorime të mëdha nga raporti financiar gjashtëmujor 2024, do ti trajtojmë dhe publikojmë ditëve dhe javëve në vijim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.