Fundamenti

Rashiti: Me këtë ritëm deri në fund të vitit do të arrijmë të tejkalojmë të hyrat për rreth 120% të planifikimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në procesin e auditimit të brendshëm është vlerësuar bazueshmëria ligjore dhe e procedurave të të hyrave nga tatimi në pronë, në drejtorinë për buxhet dhe financa. Nga të gjeturat e auditorit është vlerësuar nivel i mirë i angazhimit menaxherial për realizimin e objektivave të përcaktuara për vitin aktual ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Në vitin 2022, është arritur rekord i të hyrave nga tatimi në pronë, ku prej janarit deri në fund të tetorit, kemi realizuar 99,40% të planifikimit në vlerë prej 2,190,454.00 euro, kemi inkasuar 2,177,290.17 euro.

Me këtë ritëm deri në fund të vitit do të arrijmë të tejkalojmë të hyrat për rreth 120% të planifikimit.

ARKATANA

Nga të gjeturat e konstatuara nga auditori dhe rekomandimet e bëra, ne jemi të përkushtuar për të përmirësuar edhe më tutje punën institucionale dhe shërbimet ndaj qytetarëve dhe bizneseve të Gjilanit.

E falënderuam drejtorin e auditimit Sherafedin Latifi dhe Ajninure Sherifi për profesionalizmin, bashkëpunimin dhe korrektësinë e tyre në këtë proces të auditimit në sektorin e tatimit në pronë.

Rekomandimet e tyre janë udhërrëfyes për ne si drejtori për buxhet dhe financa. Me punë dhe shërbime të mira, respektim të ligjit dhe të procedurave, me disiplinë në punë, ne do të arrijmë të bëjmë më të mirën për qytetarët tanë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.