Fundamenti

Rashiti: Dritës dhe Gjilanit për katër vite ia pamundësoi ndërtimin e stadiumit, tash në kohë fushate, mashtruesi i Gjilanit jep tender të paligjshëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ky kryetar komune që është kampion me abuzimin e buxhetit komunal, tani në kohë fushate jep tender në vlerë prej 239,400.00 euro për t’i dërguar sportistët për stërvitje në Turqi ka shkruar Riad Rashiti.

Reagimi i plotë:

Mashtrues dhe keqpërdorues të buxhetit, kuptojeni që nuk ju shpëton asgjë më 9 shkurt, kot e keni me dhënë tendere në kohë fushate, sepse nuk do të mund ta bleni besimin qytetarë.
Për katër vite dy klubet sportive Drita dhe Gjilani i keni lënë në lloq, pa stadium dhe pa përkrahjen e duhur, e të vazhdueshme financiare.

Ky kryetar komune që është kampion me abuzimin e buxhetit komunal, tani në kohë fushate jep tender në vlerë prej 239,400.00 euro për t’i dërguar sportistët për stërvitje në Turqi.

FITORJA

Ky buxhet as nuk është i planifikuar dhe as i miratuar nga Kuvendi Komunal i Gjilanit. Dhe kjo është puro shkelje e rëndë ligjore dhe keqpërdorim i parasë publike me tenderët e shumët që po jepen në këtë formë abuzive, sidomos në kohë fushate.

Por kot e keni ju të gjorët e pushtetit lokal dhe qendror, fundin tuaj tani po e shihni të gjithë, andaj po provoni në këtë formë për blerje votash.

Sportistët e Gjilanit sikurse të gjithë qytetarët e komunës tonë, nuk blihen e as nuk shiten në kohë fushate, ashtu siç po i trajtoni të tillë.

Mashtruesit e pushtetit nga 9 shkurti e tutje, nuk do të qeverisin më me shtetin tonë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.