UBT

Rahimaj pret në takim përfaqësues të CARITAS në Kosovë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit Afrim Dervishi dhe Drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Greta Kryeziu, kanë pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv të CARITAS në Kosovë Alfred Pjetri me bashkëpunëtorë.

Ata përgjatë këtij takimi kanë diskutuar rreth mundësive për bashkëpunim në fushat që mbulon misioni i CARITAS në Kosovë.

Kjo organizatë gjermane ka bashkëpunim me rreth 30 partnerë serioz, duke nisur nga Bashkimi Europian si dhe partnerë të tjerë.

Uji Dea

Organizata në fjalë mbulon gjithsej 5 fusha në veprimit duke përfshirë këtu projektin Homecare që ka për qëllim dhënien e shërbimeve mjekësore në shtëpi për personat me probleme të shëndetit mendor, projekti Easy to Read që ka për qëllim thjeshtimin e teksteve si dhe prodhimin e udhëzuesve për qasje, punësueshmërinë duke ofruar projekte të veçanta për të rinjtë, projektin për qasje në edukim si dhe intervenimet në situata emergjente.

Të dy palët janë dakorduar që të ketë edhe takime të ardhshme për të konkretizuar punën si dhe mundësitë për bashkëpunim.

Kujtojmë se Komuna e Kamenicës ka bashkëpunim me CARITAS në fushën e arsimit më saktësisht projektin TAKE, i cili ka për qëllim avancimin e përbashkët të trajnimeve dhe punësimit në këtë sektor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.