Fillon ndërtimi i rrugës transit në qytetin e Kamenicës

Kamenicë – Kadri Rahimaj ka thënë se ky projekt ka vlerën e rreth 350 mijë Eurove dhe do të përfundoj këtë vit.
Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorët Blerim Morina dhe Uran Berisha si dhe menaxherët e projekteve kanë mbikëqyrë fillimet e punimeve në ndërtimin e rrugës tranzit të qytetit.
Rahimaj ka thënë se ky projekt ka vlerën e rreth 350 mijë Eurove dhe do të përfundoj këtë vit.
“Po fillon ndërtimi i rrugës tranzit të qytetit. Në terren, aty ku po punohet në rregullimin dhe asfaltimin e rrugës Krahu 1, që fillon nga “Imeri Petrol” e përfundon tek shkolla fillore.
Rrugë me standarde si dhe me trotuar në të dy krahët, me gjerësi prej 6 metrash e ndriçim adekuat. Ky projekt ka vlerën e rreth 350,000 eurosh, dhe do të përfundojë këtë vit. Vazhdojmë tutje”, ka shkruar Rahimaj./rajonipress/