NOPM mbanë punëtorinë mbi rolin dhe përgjegjësitë e komunës rreth Auditimit
Kamenicë – Diskutimet u fokusuan në përmirësimin e njohurive të zyrtarëve komunalë mbi rolin dhe përgjegjësitë e komunës për auditim, analizën e pasqyrave financiare dhe zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
Punëtoria ishte një mundësi për pjesëmarrësit që të thellojnë njohuritë mbi:
- Kornizën ligjore të auditimit dhe përgjegjësitë e komunës
- Analizën e pasqyrave financiare vjetore
- Strategjitë për zbatimin e rekomandimeve të auditimit për menaxhim financiar më të mirë dhe rritjen e transparencës
- Diskutim i frytshëm dhe interaktiv në mes të pjesëmarrësve
Përfshirja aktive e zyrtarëve komunalë dhe qytetarëve është thelbësore për të përmirësuar llogaridhënien dhe për të ndërtuar një komunikim më të fortë ndërmjet komunës dhe komunitetit.
Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të projektit “Aktivizimi dhe vetëdijesimi i qytetarëve në proceset vendimmarrëse”, i cili është përkrahur nga Granti i Ndërhyrjes Kombëtare në kuadër të projektit SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe zbatuar nga konsorciumi i organizatave: Centar za promociju civilnog drustva (CPCD) në partneritet me Center for Research and Policy Making (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM).