Qytetarët të shokuar nga gjendja e rëndë që po mbretëron tek parku i qytetit

Gjilan – Papërgjegjësi totale e udhëheqësve komunal dhe jo seriozitet i tyre po tregohet për gjendjen që po mbretëron tek parku i qytetit. Parku është zemra e Gjilanit dhe të sillesh sikurse nuk po ndodhë asgjë, është mjerim dhe padituri shprehen qytetarët.
Shumë pensionist që frekuentojnë parkun e qytetit dhe takojnë kolegët e tyre tani e kanë të pamundur ta bëjnë një gjë të tillë sepse parku i qytetit ka marrë një pamje trishtuese nga papastërtia dhe era e rëndë kundërmuese.
Bajrami një pensionist thotë se tash nuk ka as ku të ulet.”Po dali shpesh këndej pari sepse takoj miq e shok. Ka dy ditë që s`kam as ku ulem sepse karriget janë bërë pis, po besa edhe trotuari i parkut është bërë i pakalueshëm” shprehet ai.
Selimi një qytetar tjetër që thotë se nuk mund të kaloj dita pa dalur së paku njëherë kah parku, mendon se qeverisja komunale po tregohen të papërvojë.”Po mixhës kështu ndodhë kur fëmija të udhëheq edhe janë jo serioz e të paditur. Kjo është mjerim mos me pasur mundësi me qëndrua në park. Ky është krim dhe po të ketë shtet këtu dikush ishte dashtë me hy në burg” mendon Selimi.
Edhe banorët që ndodhen përreth parkut thonë se era e rëndë dhe papastërtia po depërton edhe tek shtëpitë e tyre.
Ata madje thonë se nëse komuna nuk e pastron deri të hënën, ka mundësi që ata vet organizohen dhe e pastrojnë parkun./rajonipress/