FITORJA

Qytetarët me ankesa të shumta për Spitalin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qentë endacak të pranishëm në oborrin e spitalit dhe bërlloku i shumtë i japin një pamje vërtet të keqe këtij institucioni shëndetësor. Qytetarët thonë se ende mungon serioziteti i menaxhmentit për ta pasur një spital me shërbime cilësore.

Pothuajse kudo sheh qen endacak dhe bërllok që shpërndahet gjithandej pamjeve të spitalit të Gjilanit.

Janë vetëm këto dy elemente nga shumë të tjera që spitalit të Gjilanit i japin një epitet dhe hije të keqe.

Qytetarët shprehen të revoltuar me këto dy pamje të cilat mund të eliminohen nëse menaxhmenti tregohet i përkushtuar dhe profesional.

Uji Dea

Almedini një qytetar nga Gjilanit thotë se i ka rastisur të shkoj dy herë në spital dhe është turpëruar me pamjet.”pash shumë qen madje kudo dhe vërejta shumë bërllok. Pse këto dy pamje kaq të pranishme. Sepse aty ku ka qen aty ska menaxhment dhe aty ku ka bërllok ska njerëz profesionistë e dashamirë të kualitetit” shprehet ky qytetar.

Emrushi një 52 vjeçar mendon se spitali i Gjilanit është ende larg asaj që ne dëshirojmë.”Aty jo vetëm bërlloku e papastërtia, po ka shumë vërejtje që duhet ti hetojë edhe Prokuroria. Njeriu aty vdes për mos kujdes dhe askush nuk jep përgjegjësi. Nuk po them që ska mjek të mirë, larg asaj, por problemi është te koka tek ata që duhet ta bëjnë reformën e ndryshimin” shprehet Emrushi.

Zylfiu një 39 vjeçar thotë se shumica e mjekëve kanë punë të dytë nëpër spitalet private.”Çfarë profesionalizmi pret aty kur shumica e mjekëve punojnë në ambulanc e spitale private. Ide nuk keni se qysh sillen keq nganjëherë sepse e kanë zorin e punës së dytë” shprehet ky qytetar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.