Agushi: Në zgjedhjet nacionale nuk do të marrim pjesë, ndryshimin e madh do ta bëjmë në zgjedhjet lokale
Gjilan – BNA me gjasë si subjekt politik në këto zgjedhje nacionale nuk do të marr pjesë. Ne jemi duke punuar pa ndërpre për zgjedhjet komunale të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm thotë Isa Agushi.
Isa Agushi kryetar i BNA tha se pasiqë si subjekt politik nuk jemi shtrirë jashtë komunës së Gjilanit dhe me gjasë nuk do të kandidojmë me listën ton.
“Ky është mendimi im si Kryetar i BNA-së, por këtë do ta vendos Kryesia e Partisë e cila do ta merr vendimin përfundimtar. Për çdo dit po na ofrohen qytetarët në subjektin tonë dhe me një fjalë po rritemi dhe nuk do të ndalemi deri në zgjedhjet komunale, prandaj i ftoj të gjithë ata qytetar që duan ndryshime dhe ja duan të mirën Gjilanit të na bashkëngjiten që ta bëjmë ndryshimin e madh” tha Agushi./rajonipress/