FIDANISHTJA

Qytetarët: Evropa dhe politikanët tanë po luajnë me ndjenjat e popullit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qytetar të shumtë të anketuar mendojnë se liberalizimi as këtë vit nuk mund të ndodhë dhe kjo po vije pikërisht për shkak të politikës dhe politikanëve tanë kryeneç dhe lojës së pakuptimit të Evropë, karshi qytetarëve të Kosovës.

Shumë qytetar gjilanas janë skeptik se liberalizimi i vizave do të ndodhë këtë vit. Shpresat janë shuar pasiqë politikanët kosovar, kanë gënjyer me vite të tëra dhe nuk po arrijnë të bëhen bashkë për të ecur përpara.

Bashkimi student thotë se e kupton lojën dhe kryeneçësinë e politikanëve kosovar, por nuk arrin ta kuptoj lojën e evropianëve.”Evropianët po luajnë me ne dhe me ndjenjat tona. Ne jemi në zemër të Evropës dhe e kemi komplet aparaturën dhe infrastrukturën e shteteve më të fuqishme të botës dhe nuk po mund të ecim lirshëm. Kjo vërtet është një skandal i madh” shprehet Bashkimi.

GRANDEMALL

Muharremi një pensionist me shumë revoltë dhe emocione flet kur bëhet fjalë për politikanët kosovar. “Këta politikanët tanë po bëjnë gara kush po e grabit më shumë shtetin dhe cili prej tyre po arrin më shumë dhe më fort të ofendojë njëri tjetrin. Kjo garniturë nuk e sjell liberalizimin ama edhe Evropa është e njëjta, po i stopon gjërat pa asnjë arsyeje” shprehet ai.

Shabani qytetar gjilanas ka një preokupim edhe më të madh. “Rinia po e humb durimin, por edhe ne po e humbim durimin sepse ka vite që është premtuar liberalizimi. Turp për Evropën, e turp për klasën kosovare. Ndoshta një ditë nuk do na duhet fare liberalizimi sepse kur humb durimi, humbin edhe ndjenjat” shprehet Shabani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.