UBT

Qosja vazhdon ta ofendojë Isa Mustafën dhe Ibrahim Rugovën

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Rexhep Qosja ka vazhduar të hedhë gurë e dru mbi Ibrahim Rugovën dhe Isa Mustafën.Rexhep Qosja ka kritikuar Isa Mustafën për të kaluarën e tij dhe të tashmen. Habitet se si ai mund të ndihet mirë me pozitën që ka pasi votat i fitoi Hashim Thaçi, derisa kritikon këtë të fundit për marrëveshjen me LDK’në.

Ofendime Qosja ka pasur edhe ndaj ish- Presidentit Ibrahim Rugova, për të cilin habitet se si quhet arkitekt i pavarësisë së Kosovës.

“Ne e dëgjojmë Kryetarin e Kosovës përditë duke thënë se Rugova është arkitekti i pavarësisë së Kosovës. Po mirë, si mund të jetë ky njeri arkitekt i pavarësisë së Kosovës kur për pavarësisnë e Kosovës janë paraqitë individë dhe grupe duke filluar prej Adem Demaçit në vitet 1958 e këndej, duke filluar prej grupeve ilegale të disa organizatave, duke filluar prej organizatave të vitit 1981, duke filluar prej intelektualëve që kanë shkruar shumë para se të çelte gojën kryetari i Lidhjes Demokratike Ibrahim Rugova me kolegët e tij. Jo ai, s’është arkitekt. Si mund të jetë ai arkitekt i pavarësisë së Kosovës njeriu që bëri programin e partisë për një autonomi të Kosovës më të dobët se autonomia e vitit 1974, një autonomi pothuajse komunale ose kulturore, nuk mundet”, tha Qosja.

Ndërkohë Qosja thotë se bashkimi i shqiptarëve është i pashmangshëm.

“Është mendim që e kam mbrojtur gjithmonë në shkrimet e mija, shqiptarët të bashkohen. Ideja e bashkimit të shqiptarëve është forca që e ka lëvizur historinë shqiptare. Kjo ide e ka çuar Kosovën tek liria dhe pavarësia që ka sot. Ushtria Çlirimtare e Kosovës hyri në luftë me këtë ideal, me këtë ide të madhe. Mendimi për një jetë më të mirë të shqiptarëve është edhe arsyeja pse nuk mund të heqim dorë prej kësaj ideje, ideja e bashkimit të shqiptarëve, e cila pashmangshmërisht do të ndodh një ditë”, tha Qosja.

Rexhep Qosja: Serbët nuk kanë faj për eksodin e shqiptarëve (Video)

HW

Rexhep Qosja thotë se qytetarët e Kosovës po ikin nga vendi për shkak të situatës në vend dhe se janë të kota arsyetimet e politikanëve se fajtor janë serbët. Tha se gjendja ekonomike dhe gjashtë muaj pa institucione, humbën shpresën e qytetarëve. Tha se ‘atdhe është aty ku ndihesh mirë’.

“Edhe kjo ikje masive tregon se Kosova nuk ka të integroj Kosovën sa duhet. Kjo ikje fatkeqësisht tregon shumë dhe nuk flet mirë për Kosovën”, tha Qosja.

Sipas tij problemi është në Kosovë.

“Unë e them se fajtori më i madh kryesor qëndron te ne shqiptarë”, tha ai.

Por a e kanë fajin serbët?

“Jo, tashti këta të politikës mund të arsyetohen se serbët anë faj por jo tani serbët nuk kanë faj për eksodin e shqiptarëve”, tha Qosja në emisionin ‘Shqip’ në Top Channel.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.