RCCOLA

Qindra të rinj i bashkohen AKR-së

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Aleanca Kosova e Re ka mbajtur sot një takim me qytetarë dhe anëtarë të partisë me ç’rast AKR-së së Behgjet Pacollit i janë bashkangjitur qindra të rinj, në mesin e tyre edhe Gent Begolli, ish kryetar i Aleancës së të rinjve të Kosovës dhe ish kryeshef ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës

Sipas një njoftimi, të pranishmëve në sallë i është drejtuar me një fjalë rasti, presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili u shpreh shumë krenar me qeverisjen e AKR-së dhe me faktin që asnjë i deleguar nga partia e tij nuk është gjendur në skandal.

“Kosova pret që ju, rinia, të jeni ata që merrni timonin e këtij vendi, të cilët jeni të mrekullueshëm. Rinia e Kosovës është rinia më shpirt të pastër. AKR-ja si gjithmonë parti e shpresës dhe e rinisë e qytetarëve, njerëzve me zemër të gjerë. Çdo ditë e më shumë qytetarët e Kosovës, do e kuptojnë qëllimin liberal të AKR-së. Gjithmonë do të jemi për shtetndërtim. Unë jam shumë krenar që asnjë i AKR-së nuk u gjend në ndonjë skandal”, u shpreh Pacolli.

Gjatë kësaj ngjarje, Gent Begolli, ish kryeshef ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës, së bashku me qindra të rinj i janë bashkangjitur vizionit liberal të presidentit të AKR-së, Behgjet Pacollit.

Begolli i është adresuar të pranishmëve duke thënë se është shumë i lumtur që i është bashkangjitur Aleancës Kosova e Re dhe se së bashku do të punojnë për një Kosovë më të mirë, për një perspektivë të të rinjve dhe do të punojnë që qytetarët tanë të ndihen të barabartë. /Telegrafi/

Mund të ju interesoj: