Fundamenti

Qindra aktivistë të Cernicës e fshatrave përreth mirëpresin pesëshen e LDK’së

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Qindra aktivistë, veprimtarë e simpatizantë të LDK’së në Cernicë, përfshirë edhe Vrapqiqin, Kravaricën dhe Gumnishtën, kanë mirëpritur kandidatët e LDK’së për deputetë: Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44), duke i dhënë mbështetje të fortë për garën e 6 tetorit, në krye me kryeministren, Vjosa Osmani.

Kryetari i Shtabit Zgjedhor të Degës, Arben Mehmeti, në emër të kryetarit të Shtabit në nivel qendror, Lutfi Haziri, i ka përshëndetur të pranishmit, për të thënë se ky tubim i madh në Cernicë, është dëshmia më e mirë e fitores plebishitare të LDK’së më 6 tetor.
Kryetari i nëndegës së Cernicës, Malazog Hoxha, tha se thelbi dhe celula e rugovizmit është Cernica, duke kërkuar nga të gjithë që në mënyrë unike të përkrahet pesësshja e LDK’së në Gjilan.

Gjatë paraqitjes para qindra simpatizantëve, kandidatja Lirije Kajtazi (6), tha se jeni rreshtuar në partinë e besës dhe shpresës dhe partinë e zhvillimit, e jo me ata që e kanë stërkeq Kosovën, duke shtuar se kauza jonë është që të kultivohet liria, pavarësia e demokracia.

Ndërkohë, kandidati Fatmir Rexhepi (20), tha se falë gjakut të dëshmorëve të Cernicës dhe të gjithë Kosovës, ne sot e gëzojmë lirinë dhe pavarësinë dhe se më 6 tetor kemi me zgjedhë vetëm një alternativë, duke e rikthyer demokracinë në krye me kryeministren Vjosa Osmani.

Kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi (21), tha se LDK e ka në krye të listës një zonjë, një nënë, një profesioniste, Vjosa Osmani, të cilën po e përkrah fuqishëm kryetari Lutfi Haziri, duke kërkuar angazhim maksimal deri më 6 tetor për triumfin e madh të partisë së Ibrahim Rugovës.

Kandidati Imet Rrahmani (35), Cërnica po dëshmon se është krijuar një vazhdimësi dhe besim 30 vjeçar në LDK’në dhe në kandidaturat që ka paraqitur partia, pasi në këtë listë nuk është asnjë i dënuar dhe pa asnjë aktakuzë, me 110 më të mirët.

Në fund, adresimin e tij e ka bërë kandidati Faton Bilsimi (44), I cili ka thënë se ndihet I nderuar me këtë besim të madh të Cernicës në LDK, kandidaten Vjosa Osmani dhe ekipin e madh, duke shtuar se Kosovës I nevojitet një Republikë të mirëfilltë, për sundim të ligjin, për një shëndetësi e arsim më të mirë, për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Prezentë në këtë tubim ka qenë edhe familja e heroit Nazmi Hoxha dhe e familja e dëshmorit të Koshares, Urim Mehmeti.

Mund të ju interesoj: