FITORJA

Qeverisja e VV-së dhe ky kryetar komune Gjilanin e kanë sjellë në këtë gjendje të mjerueshme

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Vetëm projekti i rrugës Gjilan – Kllokot me kosto prej mbi 5 milion euro, mjafton për t’a parë mjerimin e kësaj qeverisje komunale. Kjo rrugë e asfaltuar vitin e kaluar (2023), filloi të prishet menjëherë vetëm pas dy muajsh dhe u riparua në vjeshtë duke i mbushur gropat me kubëza betoni. Ndërsa sot ka filluar të hjeket asfalti i shtruar para një viti, për t’u asfaltuar përsëri ka shkruar Riad Rashiti.

Reagimi i plotë:

Për qytetarët e Gjilanit është bërë trishtim me marr rrugën për Prishtinë, Ferizaj apo Dardanë, gjithandej është kaos. Rreziqet janë tejet të larta, deri në humbje jetësh. Sikur Gjilani të kishte një aeroport ose port detar do të ishte një alternativë dhe shpëtim për ta shfrytëzuar transportin publik.

Andaj, dorëheqja e kryetarit të komunës është e vetmja rrugë dhe shpresë për qytetarët e Gjilanit. Sepse secila ditë e qeverisjes së tij, po i sjellë dëme të jashtëzakonshme qytetit tonë.

Hidromorava

Zgjedhjet lokale janë shumë largë për t’i përballuar kësaj gjendje të mjerueshme të krijuar në komunën tonë.

Akti i dorëheqjes së kryetarit të komunës është mundësia më e mirë, që ia mundëson qytetarëve të Gjilanit më 9 shkurt të votojnë për dy palë zgjedhje, për parlamentare dhe për ato komunale.

Përndryshe vazhdimi i kësaj gjendje të jashtëzakonshme, e rrit edhe më tutje nivelin e degradimit dhe shkatërrimit të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.