Eko Higjiena

Qeverisja e Lutës mund të hyjë në krizë të rëndë, pas dorëheqjeve, dhe shkarkimeve të “mundshme”

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Dorëheqja e Fejzullah Berishës drejtor në QKMF ende është enigmatike, ndërsa Lutfi Haziri ka paralajmëruar që në emër të ndryshimeve sistemore të ketë largime edhe në disa drejtori komunale.

“Po unë e kam liruar pas dorëheqjes drejtorin Fejzullah Berisha. Do të ketë edhe largime në disa drejtori duke përfshirë urbanizmin, pronën, prokurimin, e në disa drejtori tjera si pjesë e ndryshimeve sistemore”.

Ky është paralajmërimi i Lutfi Hazirit rreth ndryshimeve edhe pse ka pesë vite që Luta nuk ka ndërmarrë asnjë hap ndaj atyre që janë të dhunshëm në menaxhim, ndaj atyre drejtorëve që kanë fjalor kriminal dhe ofendues ndaj qytetarëve.

Mbetet të shihet nëse Lutfi Haziri do të bëjë këtë ndryshim, edhe pse bije në sy drejtoria e Urbanizmit që udhëhiqet nga Bekim Bajrami, njëri nga profesionistët më të mirë që ka pasur ndonjëherë komuna e Gjilanit.

Hidromorava

Bekim Bajrami mund të jetë viktimë e grupeve dhe klaneve kriminale që janë instaluar brenda LDK-së dhe janë të njëjtit që bëjnë presion e shantazhe tek Lutfi Haziri për t`i larguar “të padëgjueshmit dhe ekspertët”. Bekim Bajrami mund të jetë viktimë e luftës kundër krimit të organizuar dhe ndërtimeve pa kriter, të cilat i ka luftuar në mënyrë ligjore.

Ndërkohë për zhvillimet e fundit ka reaguar Riza Abdyli shef i grupit të PDK-së.

Postimi i plotë i Riza Abdylit

Çka ndodhi mbrëmë në komunën e Gjilanit? Ndalohen nga policia e Kosovës me urdhër të prokorit, 5 zyrtarë të inspekcionit në Gjilan.
Na shqetëson fakti për ndalimin e zyrtarëve të komunës, arsyeja pse ka çuar në këtë ndalim, teksa deri më tani nuk kemi as edhe një reagim nga komuna, gjegjësisht nga kryetari Haziri.
Kryetar dil publikisht dhe na e thuaj se çka ndodhi mbrëmë! E dimë shumë mirë që komuna e Gjilanit ka qenë ndër komunat në nivel vendi që nuk i ka respektuar rregullat nga IKSHP-ja. Ka qenë shumë tolerante duke i shkelur rregullat anti-covid, sidomos me kafiteritë e vogla në gjithë qytetin e veçmas në lagjen Dardania, gjë që duket.
Presim një prononcim për medie nga Kryetari i komunës që të na informojë për këtë ngjarje neve dhe gjithë qytetarët e Gjilanit.
Ajo që mund ta themi si përfundim, edhe nëse nuk përgjigjet është që kjo qeverisje mund t’i shpëtojë përsëri drejtësisë së shtetit por asnjëherë padrejtësisë dhe pabarazisë ndaj qytetarëve. Diskriminimi dhe dallimi i qytetarëve e ka përcjellë këtë qeverisje, krahas paaftësisë në menaxhim e dështimit në qeverisje ka shkruar Riza Abdyli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.