Fundamenti

Nënkryetarja Morina Bunjaku priti në takim komandantin e KFOR-it turk për rajonin e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ka prit në takim komandantin e KFOR-it turk për rajonin e Gjilanit, Yunus Yildiz me bashkëpunëtorë.

Në takim është diskutuar për sigurinë, projektet e komunës, aktivitetet e KFOR-it dhe rritjen e bashkëpunimit.

Mobi Casa

Nënkryetarja falënderoi KFOR-in për kujdesin në fushën e sigurisë në Komunën e Gjilanit e më gjerë dhe mbështetjen e projekteve në sfera të ndryshme në dobi të jetës së qytetarëve tanë.

“Bashkëbiseduam dhe shprehëm mirënjohje për të arriturat dhe bashkëpunimin në sfera të ndryshme si në arsim, shëndetësi, zhvillim ekonomik dhe falënderuam për përkrahjen në kontinuitet”, tha Morina Bunjaku./rajonipress/