Eko Higjiena

Qemajl Mustafa ka një porosi për elektoratin e PDK-së: Dje dëshmuam që ishim dhe do të jemi fitimtarë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Ju, me kontributin tuaj, dje dëshmuat edhe njëherë që ne jemi këtu, jemi të gjithë bashkë dhe jemi të fortë. Secili gjatë jetës së tij ndonjëherë mund të rrëzohet por kampionët përherë ngritën dhe vazhdojnë deri në fitore. Ne, dje dëshmuam që ishim dhe do të jemi fitimtarë ka thënë Qemajl Mustafa.

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës

Anëtarë e simpatizues të PDK,
Qytetarë të Gjilanit,
Rini e mrekullueshme e PDK,
Në emrin tim dhe në emër të degës së PDK në Gjilan, ju falënderoj nga zemra për ardhjen masive, për disiplinën e entuziazmin që na e sollët në tubimin e djeshëm qendror në palestrën e sporteve në Gjilan.
Ju, me kontributin tuaj, dje dëshmuat edhe njëherë që ne jemi këtu, jemi të gjithë bashkë dhe jemi të fortë.
Secili gjatë jetës së tij ndonjëherë mund të rrëzohet por kampionët përherë ngriten dhe vazhdojnë deri në fitore.
Ne, dje dëshmuam që ishim dhe do të jemi fitimtarë.
Ardhja në tubimin tonë e bashkëpunëtorit të lartë të presidentit Trump ishte “qershiza mbi tortë”. Ishte lajmëtari i fitores së madhe të PDK me 6 Tetor.
Ne të gjithë, me përulje e respekt e falënderojmë Zotin, Amerikën dhe popullin tonë fisnik për lirinë, për pavarësinë dhe për kthesën e madhe që duam ta bëjmë pas datës 6 Tetor.
Ndërtojmë të ardhmen,
Për Ty dhe Shtetin
Votojmë për:
PDK 112
Kadri Veseli 1
Kandidatët e Gjilanit 44, 47, 63, 72, 85 dhe 102
Gëzuar!

Mund të ju interesoj: