Uji Dea

Qemajl Mustafa: Do bëhet si donte Idriz Seferi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ish kreu i Gjilanit Qemajl Mustafa ka uruar gjilanasit për vendosjen e shtatores së kolosit Idriz Seferit që pritet të ndodhë më 27 nëntor në qendër të Gjilanit. Ai bëri luftë e punë që të ishte krejt më ndryshe. Dhe rrugë tjetër nuk ka. Do bëhet si donte Idriz Seferi. Do bëhet ndryshe ka thënë Qemajl Mustafa.

Mobi Casa

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës
“Dy në një” për Gjilanin
URIMET MË TË MIRA PËR PËRVJETORIN E 105-të TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË PËR SHQIOTARËT KUDO QË JANË dhe URIME E GËZUAR ARDHJEN E SHTATORES SË HEROIT KOMBËTAR Idriz SEFERIT.
E gëzofshim përvjetorin e pavarësisë, ne dhe gjeneratat që vijnë. Me shtete të forta e demokratike shqiptare, me bashkim material e shpirtëror të kombit.
Për qytetarët e Gjilanit një urim tepër i veçantë për ardhjen e shtatores së Idriz Seferit në qendër të qytetit. Pavarësisht debateve për pro e kontra zhvendosjes së shtatores së LNÇ dhe pavarësisht mungesës së vendimeve nga Kuvendi i Komunës, madhështia e figurës së heroit kombëtar Idriz Seferit, i duron të gjitha pakujdesitë dhe vogëlsitë tona.
Ai ka çka na jep neve deri sa të ketë shqiptarë dhe atdhe të shqiptarëve e ne, s’kemi çka me i dhënë atij përveç këtij respekti, që unë e trajtoj të vogël për dimensionin e tij. Mund t`i japim edhe diçka që ai nuk do ta donte: mospajtimet tona, kapriçot e politikajve të vegjël e injorantë e si pasojë, shoqërinë shqiptare ende të brishtë.
Ai bëri luftë e punë që të ishte krejt më ndryshe.
Dhe rrugë tjetër nuk ka.
Do bëhet si donte Idriz Seferi.
Do bëhet ndryshe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.