ARKATANA

Qazim Laçi nuk i trembet Serbisë: Luajmë në shtëpi, shqiptarëve nuk u mungon zemra

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Shqipëria do të luajë 2 ndeshje shumë të rëndësishme gjatë këtij muaji. Fillimisht do të presin Serbinë në “Arenën Kombëtare”, më 7 qershor në orën 20:45, ndërsa 3 ditë më vonë udhëtojmë në tansfertë për Letoninë.

Në një konferencë për shtyp për të folur për këto përballje ka qenë i pranishëm Qazim Laçi. Mesfushori ka analizuar këto përballje, ndërsa premton se ekipi ynë do të japë më shumë se 100% për fitoren, ndërsa “kërcënon” Serbinë, kundërshtarin e radhës.

“Serbia kundërshtar më i fortë se në letër, avantazh për ne? Mendimi im është se kemi një ndeshje shumë të fortë, pasi luajmë në shtëpi. Nuk është një skuadër e favorizuar, jemi të barabartë dhe diçka e tillë do të shihet në fushë. Do të përgatitemi në fushë dhe kjo ka rëndësi për ne. Të jemi profesionista në fushë dhe të mos përfshihemi nga emocionet që vijnë nga jashtë.

Thirrje për tifozët? Unë besoj se tifozët do të jenë gjithmonë pas nesh. Ndeshje e veçantë dhe duhet të ketë kujdes. Në gjithë këto vite që jam këtu nuk kanë bërë gjëra të këqija. Sigurisht i pres në stadium të na mbështesin sa më shumë.

Lodhja, sa do të ndikojë? Nga ana fizike do të përgatitemi shumë. Momentalisht është shumë e rëndësishme, por duhet të jemi të qetë dhe të kemi mentalitet të fortë, kjo do të na ndihmojë të jemi të fortë edhe fizikisht.

Vendi i dytë. Çfarë duhet të bëjmë? Patjetër kemi një shans të madh, pasi luajmë në shtëpinë tonë. Kjo do të jetë forca jonë, duhet të hyjmë në fushë për të fituar dhe emocionet t’i lejmë jashtë. Duhet të punojmë në stërvitje dhe të bëjmë ato gjërat që ka kërkuar trajneri.

Ndeshja e 3-të kundër Serbisë, ndeshja e parë me Serbinë në Beograd apo në Shqipëri, si do e doje? Ne jemi profesionista dhe do të merremi me futbollin. Gjë e mirë të luash në shtëpi, ku kemi edhe mbështetjen e tifozëve. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme dhe ne do të marrim 3 pikët.

Uji Dea

Sa zemër kërkon sfida me Serbinë? Nuk mendoj se ekipit kombëtar i mungon zemra. Ne kemi shpirt dhe zemër të fortë për të përballuar çdo gjë.

Letonia? Nuk kemi ndeshje të lehta dhe kundërshtarë që i nënvleresojmë. Kemi 2 ndeshje dhe duhet të kemi kujdes dhe një fitore me Serbinë duhet të lidhet edhe me një 3 pikësh ndaj Letonisë.

Keni pyetur Hysajn për duelin me Serbinë, çfarë iu ka sugjeruar?

Laçi: Ta them unë apo ti (i drejtohet Hysajt)? Kemi folur, thjesht…

Hysaj: Nuk mendoj se ka nevojë për me tregu unë se çfarë është kjo ndeshje. Të gjithë e ditë çfarë do ky komb dhe ne si skuadër.

Laçi: Na ka treguar se çfarë duhet të bëjmë dhe si duhet të luajmë. Të japim maksimumin për të triumfuar”, ka përfunduar Laçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.