Fundamenti

Punimet e KEDS dëmtojnë trotuaret në Viti, janë bërë shqetësuese për qytetarët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – EVSB ka reaguar ndaj punimeve të KEK/KEDS, të cilat janë bërë shqetësuese për qytetarët vitias, me dëmtimet e trotuareve, ata po e vështirësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe po u shkaktojnë edhe pa siguri.

EVSB gjithmonë dhe çdo herë kë reaguar ndaj dukurive negative, varësisht nga natyra e problemit, dhe i ka adresuar në organet gjegjëse për t’i zgjidhur ato!

Edhe kësaj rradhe dëshirojmë që të i njoftojmë Institucionet tona Komunale, me një kërkesë e bërë nga qytetarët që ka të bëjë me një çështje që po na shqetëson neve dhe xhematin e xhamisë në Viti, dhe banorët përreth, thuhet në reagimin e qytetarëve tanë.

EVSB: Konkretisht, bëhet fjalë për trotuarin përreth xhamisë, i cili pas disa ndërhyrjeve te KEK/ KEDS është lënë në një gjendje që vështirëson qarkullimin e qytetarëve, veçanërisht personave me aftësi të kufizuar, të moshuarve dhe fëmijëve që janë pjesë e përditshme e lagjes dhe xhematit të Xhami.

ARKATANA

EVSB: Trotuari, përveçse ka rëndësi për sigurinë dhe funksionalitetin, është edhe një pasqyrë e kujdesit që institucionet tregojnë ndaj komunitetit.

EVSB, bën kërkesë në Institucione Komunale për kthimin e trotuarit në gjendjen e mëparshme ose për rregullimin e tij në mënyrë që të jetë i sigurt dhe i përdorshëm për të gjithë qytetaret.

Shpresoj se Kërkesa e jonë drejtuar Institucioneve Komunale, do të merret parasysh, dhe sa më shpejtë që të jetë e mundur trotuari të kthehet në gjendjen e mëparshme(normale), dhe të bëhet i ças’shëm për lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët, veçmas për të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët që janë pjesë e asaj lagje.

Pamjet në fotografi pasqyrojnë gjendjen e tanishme të trotuareve thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.