Eko Higjiena

Pse të votohet, Sokol Haliti?

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Pjesëmarrës aktiv në të gjitha fazat e shtet ndërtimit. Pjesëmarrës i demonstratave dhe protestave studentore të viteve 1998/99 ( edhe i burgosur) periudhë kyqe kjo për lëvizjen kombëtare shqiptare, duke treguar guxim dhe angazhim për liri, barazi dhe drejtësi. Ky veprim i tij në vitet më të vështira të historisë tonë, kur kërkesat për Republikë dhe liri u ndeshen me shtypjen e dhunshme, pasqyron angazhimin e tij të pandalshëm për çështjen kombëtare dhe përparimin e vendit.

Sokol Haliti, i lindur me 08.08.1969 në fshatin Beguncë Komuna e Vitisë është kandidat për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës në zgjedhjet që do mbahen më 9 shkurt 2025.

Sokol Haliti, që garon nën numrin 8 e që vije nga Lista e LDK-s ka një histori të pasur dhe të shquar angazhimi për komunitetin dhe vendin.

Pjesëmarrës aktiv në të gjitha fazat e shtet ndërtimit. Pjesëmarrës i demonstratave dhe protestave studentore të viteve 1998/99 ( edhe i burgosur) periudhë kyqe kjo për lëvizjen kombëtare shqiptare, duke treguar guxim dhe angazhim për liri, barazi dhe drejtësi. Ky veprim i tij në vitet më të vështira të historisë tonë, kur kërkesat për Republikë dhe liri u ndeshen me shtypjen e dhunshme, pasqyron angazhimin e tij të pandalshëm për çështjen kombëtare dhe përparimin e vendit.

Sokol Haliti, ka luajtur një rrol të rëndësishëm në proceset e pajtimit të gjaqeve (ishte nismëtar i pajtimit të gjaqeve në nivel vendi) një nga sfidat më të mëdha sociale e kulturore që ka kaluar shoqëria shqiptare. Pajtimi i gjaqeve ishte një mision delikat e i vështirë, dhe angazhimi i tij në këtë fushë dëshmon jo vetëm përkushtimin për paqë dhe harmoni, por edhe aftësinë e tij për të udhëhequr dhe për t’i dhënë fund cikleve të dhunës dhe urrejtjes.

Uji Dea

Një tjetër arritje e jashtëzakonshme e Sokol Halitit, kandidat për deputet është edhe angazhimi i tij në strehimin e të zhvendosurve nga lufta në Drenice e Maqedoni. Ky veprim ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të ndjeshëm për ata që humbën gjithçka gjatë periudhës së luftës e që kërkuan mbështetje e siguri. Ky shembull i humanizmit dhe ndihmës për ata që ishin në nevojë e benë atë një figurë që nuk ngurron të angazhohet për jetët e të tjerëve.

Si Kryetar Komune për tre mandate, Sokol Haliti ka demonstruar aftësinë për të udhëhequr me sukses, duke përmirësuar infrastrukturën, shërbimet publike dhe standardin e jetesës për qytetaret. Mbi të gjithat, ai ka ndihmuar në krijimin e një administrate të përgjegjshme dhe efikase që ka pasur prioritet zhvillimin e qëndrueshëm të Komunës dhe mirëqenien e qytetarëve të saj.
Përmes këtyre përvojave dhe angazhimeve, Haliti ka treguar se ka përvojën, guximin dhe përkushtimin për të përfaqësuar interesat e qytetarëve dhe të kontribuoj në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë.

Angazhimi i tij i paepur për zhvillim, paqë dhe mirëqenie, Halitin e bëjnë si një kandidaturë dhe kandidat të fuqishme dhe të besueshme për të përfaqësuar qytetaret në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Krejt në fund, po dashtet një përfaqësim ndryshe nga këta të deritashmit, po dashtet risi në Kuvend, po dashtet ide te reja dhe energji te re, atëherë;
Votoni, LDK- n
Votoni, Sokol Halitin me numrin 8./hasan rashiti/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.