GRANDEMALL

Puna ekipore në Pediatri, rritë efikasitetin dhe profesionalizmin në trajtimin e fëmijëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Falë angazhimit ekipor dhe bashkëpunimit me qendrën e vaksinimit kemi stopuar përhapjen e epidemive të ndryshme si morbillin etj. Prandaj vlen të ceket se puna ekipore në përbërje prej 10 pediatërve dhe 15 infermiereve në repartin në plotëni i plotëson kërkesat e kësaj popullate si regjion mjaftë i gjerë thotë Sadik Rashiti shef i repartit të Pediatrisë në Gjilan.

Reparti i Pediatrisë po e përfundon edhe një vit të suksesshëm të punës. Edhe këtë vit ka pasur vizita të shumta nga e gjithë Anamorava, ku mbi dhjetëra mijëra fëmijë ishin të vizituar e trajtuar në këtë repart shprehën drejtuesit e këtij reparti.

Sadik Rashiti shef i repartit të pediatrisë thotë se është me rendësi të theksohet se ky vit ishte shumë i suksesshëm nga të gjithë, sepse këta fëmijë fatmirësisht nuk kishim asnjë exitus dhe kemi pasur vetëm 13 transfere me QKUK, pra falë angazhimit dhe profesionalizmit të pediatërve, fëmijët tanë u trajtuan dhe i shëruan me sukses të plotë.

UBT

“Gjithashtu nuk ka munguar edhe pjesëmarrja e stafit nëpër konferenca dhe kongrese shkencore si brenda dhe jashtë vendit, diagnostifikim me kohë dhe i përpiktë si edhe shkurtimi i kohës së fëmijëve të hospitalizuar ishte pikësynimi ynë. Jemi zotuar që vitin e ardhshëm të ngrisim cilësinë e trajtimit dhe jemi mobilizuar që fëmijët të cilët vijnë tek ne për tu kuruar do të jenë të trajtuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Falë angazhimit ekipor dhe bashkëpunimit me qendrën e vaksinimit kemi stopuar përhapjen e epidemive të ndryshme si morbillin etj. Prandaj vlen të ceket se puna ekipore në përbërje prej 10 pediatërve dhe 15 infermiereve në repartin në plotëni i plotëson kërkesat e kësaj popullate si regjion mjaftë i gjerë” thotë Rashiti.

Rashiti thotë se mbetet sfidë e jona që të vazhdojmë profilizimin në mënyrë që të ju mundësojmë fëmijëve tanë diagnostifikim të mirëfilltë dhe trajtim të cilësisë së lartë, krahasuar me qendrat më të sotistifikuara brenda dhe jashtë vendit ka shtuar Rashiti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.