ARKATANA

Pse Gjilani nuk ka transport publik?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Qyteti i Gjilanit është një qytet i madh dhe me tendencë për rritje të numrit të banorëve. Kjo rritje e numrit të banorëve ka bërë që të ketë edhe një rritje të madhe në shtrirjen gjeografike të Gjilanit si qytet. Si rrjedhojë e kësaj rritje ky qytet dhe këta banorë po e ndiejnë me të madhe nevojën për transport urban, por fatkeqësisht përpilimi i këtij projekti po shtyhet në vazhdimësi nga kryetari i komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri thotë Kushtrim Kadriu nga Lëvizja ‘Vatra’.

GRANDEMALL

“Është e padrejtë që qytetarët për distanca të vogla t’u paguajnë çmime të larta taksive për shkakun e mungesës së transportit urban, i cili do t’u kushtonte shumë më lirë qytetarëve. Shtrohet pyetja, pse nuk po bëhet transporti urban, a ka ndonjë arsye të qëndrueshme që nuk po bëhet? Apo, mos ndoshta kryetari u ka premtuar kompanive të taksive se nuk do ta bëjë transportin urban në këmbim të mbështetjes së këtyre të fundit?
Themelimi i transportit urban do çlironte qytetin nga komunikacioni i ngulfatur, për shkak të mungesës së rrugëve dhe mungesës së parkingjeve, gjithashtu do ta përmirësonte edhe cilësinë e ajrit shumë të ndotur në qytet. Kryetar, zgjohu, mos pritë lutë, mos u merr me Prishtinën. Prishtina e ka rregulluar moti këtë çështje’ ka shtuar Kadriu nga Lëvizja ‘Vatra’./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.