Mobi Casa

Gjuajtja me armë zjarri nëpër ahengje e dasma, akt primitiv dhe i rrezikshëm

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Gjuajtja me armë zjarri nëpër ahengje familjare, rrezikon sigurinë e qytetarëve.
Sipas EVSB – Krismat e armëve në dasma dhe ahengje të ndryshme familjare duket se janë në rënje e sipër (janë zvogëluar), por ende janë prezentë, e sidomos gjatë këtyre muajve të fundit, kur kemi prezent një numër më të shtuar të bashkatdhetarëve tanë, ku dhe gjatë kësaj periudhe kohore bëhet edhe numri më i madh i ceremonive martesore.

EVSB, të gjithë qytetarët tanë të cilët nuk raportojnë për raste të tilla, mbajnë një pjesë të përgjegjësisë, por në anën tjetër, ndjehen të rrezikuar nëse nuk bashkëpunojnë me organet kompetente, sepse: Të shtënat (gjuajtjet) me armë nga qytetarët nëpër ahengje apo dasma, bëhen në mënyrë të pa kontrolluar.

Vendi i armës nuk është në raste të tilla, aty jemi të rrethuar me më të afërmit. Përse ta vëmë në rrezik jetën tonë dhe më të afërmve, pavarësisht se janë familjar ose jo.

EVSB: Të shtënat me armë nuk shtojnë e as nuk zbehin atmosferën e krijuar në dasmë.
Ky mentalitet duhet ndryshuar, dhe gjuajtja duhet të jetë rreptësishtë e ndaluar.
Festat familjare kanë ndryshuar shumë nga e kaluara, por një gjë nuk ka ndryshuar ende në festimin e ahengjeve, gëzimeve familjare, është gjuajtja me armë zjarri.
Nuk ka ndonjë shpjegim të qartë pse qytetarët i përdorin armët në ahengje familjare, por kjo bëhet për pikë qejfi, thuhet nga EVSB.

UBT

E ky far qejfi u ka kushtuar edhe me jetë shpesh herë familjarëve të cilët kanë shtënë me armë zjarri nëpër ahengjet e tyre. Nuk janë të pakta rastet ku dëgjojmë se këtu apo atje, ndodhi një plagosje, e madje edhe me humbje të jetëve të personave që kanë qenë prezent.

Policia e Kosovës, vite më parë ka lansuar kampanjën ”FESTO ME ZEMËR, JO ME ARMË”, kampanjë kjo e cila nuk po respektohet sa duhet respektuar nga qytetarët tanë ,thuhet në reagimin e EVSB-së.

EVSB, apelon tek qytetarët që të përmbahen nga gjuajtja me armë nëpër dasma dhe ahengje tjera familjare, mos të shndërrohet GËZIMI në HIDHËRIM, dhe duke ju përkujtuar se kjo paraqet shkelje të rendit publik, dhe gjobat apo vuajtja e dënimit me burg janë të larta thuhet, në njoftimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.