Haziri: Një duhet kuptuar se në qendër të vëmendjes duhet të jetë qytetari dhe mirëqenia e tij
Gjilan – Problemet me energjinë elektrike në shumë pjesë të komunës vazhdojnë të vështirësojnë jetën normale të qytetarëve. Komuna ka përgjegjësi jo të vogël në Shërbimet publike, si energjia elektrike, uji mbeturinat etj e posaçërisht kur është fjala për sigurimin e lejeve për ndërtim të rrjetit të ri apo gjetjen e hapësirave për vendosjen e stabilimenteve elektroenergjetike (Trafove etj) tha Sokol Haziri nga AAK.
Haziri tha për rajonipress se është botërisht e ditur se KEDS, ka përgjegjësin kryesore për furnizim të rregullt dhe kualitativ me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve pa dallim.
“Por ka edhe faktor të tjerë që domosdoshmerisht janë apo duhet të jenë të përfshirë në këtë çështje. Komuna ka përgjegjësi jo të vogël në Shërbimet publike, si energjia elektrike, uji mbeturinat etj e posaçërisht kur është fjala për sigurimin e lejeve për ndërtim të rrjetit të ri apo gjetjen e hapësirave për vendosjen e stabilimenteve elektroenergjetike (Trafove etj). Deri edhe te investimet e përbashkëta për interesin publik. Por si duket kjo nuk po ndodh, madje ankesat dhe tentimet e qytetarëve për të kontaktuar autoritete komunale po injorohen” tha Haziri.
Haziri e ka kujtuar qeverisjen komunale: ”Sa për rikujtim: Autoritetet qeverisëse aktuale në nivel vendi kur ishin në opozitë, me të madhe flisnin për çështjen e rishikimit të procesit të privatizimit të KEDS-it dhe premtonin rishikim të kontratave dhe performances së këtij subjekti e pse jo nëse hasin në parregullsi dhe mos përmbushje, edhe marrjen në konsideratë të opsioneve tjera.
Kjo mbeti e harruar si edhe shumë e shumë çështje tjera. Por një duhet kuptuar se në ketë aspekt në qendër të vëmendjes duhet të jetë qytetari dhe mirëqenia e tij.
E përgjegjësia e parë dhe e fundit është e pushtetit, e vlerësimi për këtë vjen nga qytetarët. Uroj që kjo të kuptohet nga të gjithë” tha Sokol Haziri, ish Drejtor i Shërbimeve Publike, aktualisht nënkryetar i AAK dega në Gjilan,/rajonipress/


