Fundamenti

Promovohet libri “Këqyrja e vendit të ngjarjes” i autorit Besim Arifi

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Libri “Këqyrja e vendit të ngjarjes” i autorit Besim Arifi është promovuar të shtunën në Gjilan derisa është vlerësuar lartë nga recensentët Luan Veliqoti, Irakli Koçollari dhe Ilirjana Nano. Në promovim merrte pjesë edhe Hajredin Kuqi e Qemajl Mustafa.

Në sallën e madhe të teatrit të qytetit në Gjilan është promovuar libri “Këqyrja e vendit të ngjarjes “ të autorit Besim Arifi ekspert i forenzikës në policinë rajonale të Gjilanit. Libri i Arifit është vlerësuar lartë nga recensentët dhe ata që janë të thirrur të japin vlerësimin profesional rreth librit.

Recensenti i librit dhe pedagogu i kriminalistikës nga Shqipëria Luan Veliqoti tha se materialet e përfshira në këtë monografi pasqyrojnë jo vetëm teorinë dhe praktikën kosovare, por edhe atë më gjerë, në veçanti atë të FBI-së.”Shoqërimi i shpjegimeve me skica dhe fotografi i bënë ato më të qarta dhe më të sakta, për këtë arsye trajtimi i tyre është gati shterues” tha Veliqoti.

Edhe Irakli Koçollari dekan i fakultetit të Drejtësisë “Luarasi” në Tiranë tha se libri merr vlera praktike, ligjore dhe shkencore pasi ai është i pari i këtij lloji, në fushën e vet, që merret posaçërisht me këtë proces të rëndësishëm procedural. “As Republika e Kosovës , por as ajo e Shqipërisë ende nuk e kanë një punim apo studim të thelluar enkas për këtë proces” tha ai.

UBT

Koçollari tha se puna kërkimore e Besim Arifit është e shoqëruar gjithashtu edhe me fotografi dhe skica të cilat janë të domosdoshme për monografitë shkencore të këtij lloji duke e bërë edhe më të kuptueshëm dhe praktik studimin, por edhe aplikimin në praktikë të prurjeve të tij. “Ky botim do të shërbej për nevoja studimore, por edhe praktike jo vetëm për punonjësit e institucioneve të specializuara në fushën e kriminalistikës, por edhe për studentët e fushave të drejtësisë” tha ai.

Kurse Hajredin Kuqi ministër i drejtësisë tha se ky libër do të ndihmojë në nxënien e dijeve të reja edhe në këtë fushë e cila është shumë e mangët në Kosovë .

Ndërsa Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit tha se me kënaqësi e kanë përkrahur botimin e këtij libri i cili do të ndihmojë shumë ekspertët e fushave policore të specializuara në rrafshin e forenzikës.

Autori Besim Arifi ndërkaq tha se është munduar që në libër të sjell dhe ofrojë fakte, e dëshmi të shumta rreth procesit të forenzikës i cili në Kosovë është shumë i panjohur.”Shpresoj që libri të jetë një shërbyes i mirë për të gjithë policët e rinj, studentët e fushave kriminalistike” tha Arifi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.