Nëna

Poezi nga Ardian Haziri
Nuk ka fjalë që të përshkruan;
As këngë, as rrëfim e as poezi;
Emri yt është bekim, je vet mrekullia;
Që për planetin e tretë, e krijoi Perëndia.
Kur e shqiptoj emrin tënd të bukur;
Shpirti ngrohet, si me rrezet verore;
Nuk ndriçon as dielli, e as nata me hënë;
Më shumë se fjala e ëmbël, NËNË.