KKVITI

Xhemajl Rexha rizgjidhet kryetar i AGK-së, ndërsa këta janë 8 anëtarët e Bordit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Xhemajl Rexha është rizgjedhur kryetar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur sot është zgjedhur dhe Kryesia e re e organizatës, që mbledh gazetarët dhe punonjësit e tjerë të medieve në Kosovë.

RCCOLA

Me Statutin e ri të AGK-së, parashihet edhe pozita e nënkryetarit/es, në të cilën është zgjedhur Naile Dema Selmani (Radio Dukagjini).

Anëtarët e tjerë të Bordit janë zgjedhur: Milot Hasimja (Klan Kosova), Florandë Morina (T7), Blerta Dalloshi (TV Klan), Mehmet Krasniqi (TV Dukagjini), Fatlum Jashari (ATV), Jehona Hulaj (Telegrafi) dhe Besnik Velija (Gazeta Express).