Fundamenti

Prokuroria e Gjilanit sërish shpallet më e mira në Kosovë për vitin 2017

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, e cila mbulon (7) komunat e Anamoravës, edhe për vitin 2017, është shpallur si prokuroria ma e mira në Kosovë dhe lirisht mund të thuhet, edhe në regjion. Gjithsesi me punën e saj, ka krijuar siguri dhe qetësi për jetën dhe pasurinë e të gjithë qytetarëve të kësaj ane të Kosovës shprehet kryeprokurori Jetish Maloku.

“Vërtet me (16) prokurorët, përfshirë kryeprokurorin e saj, dhe me një staf administrativ, aty afër (70), ka arritur rezultatet e lakmueshme, me ç rast gjatë vitit 2017, kjo prokurori me (tri) departamentet e saja, edhe atë për Krime të Rënda, për të Mitur dhe atë të Përgjithshëm, ka pranuar aty mbi 3100 lëndë të të gjitha natyrave të veprave penale me mbi 4000 persona të trajtuar, prej të cilave ka zgjidhur 98.5 %, te tyre, nga të cilat kanë mbetur vetëm 51 lëndë të pazgjidhura e të bartura në vitin 2018” u shpreh Jetish Maloku kryeprokuror.

FIDANISHTJA

Sipas Malokut ky sukses është rezultat i punës së palodhshme të të gjithë prokurorëve dhe stafit ndihmës të saj. “Kjo prokurori prioritet absolut u ka dhënë, edhe këtë vit, lëndëve nga krimi ekonomik dhe korrupsioni, prej të cilave, nga 47 kallëzime penale kundër 79 zyrtarëve të të gjitha profileve, ka vendosur për 39 kallëzime penale me 66 zyrtar të profesioneve të ndryshme, si zyrtar, doganor tatimor, gjyqtar, prokuror, zyrtar policor, zyrtar nga arsimi e mjekësia, drejtor të shërbimeve publike e private, kryetar komune e zyrtar tjerë të veshur me pushtet, duke vendosur para drejtësisë dhe në pritje të vendimeve meritore nga gjykatat kompetente. Kjo prokurori, edhe gjatë vitit 2017, ka trajtuar edhe shumë kryes të veprave të ndryshme penale, si, të grabitjes, vjedhjeve, vjedhje të rënda, trafikim me qenie njerëzore, trafikim me narkotik, me armë, kontrabandim me migrantët, me mallra, mashtrues e falsifikator”, etj.

Maloku tha se është e vetmja Prokurori në nivel vendi, që gjatë vitit 2017, ka kryer rreth 836 marrëveshje për pranim fajsije, dhe procedura tjera alternative, që përfshin afër 30 % të lëndëve të kryera përmes këtij instituti, duke kursyer kohë dhe mund, parasegjithash, duke i ndihmuar gjykatës themelore kompetente, zvogëlimin e numrit të lëndëve të pazgjidhura deri më tani. “Krejt në fund, Prokuroria Themelore në Gjilan, falënderon të gjitha institucionet në zbatim të ligjit për bashkëpunim të lartë, sidomos Policinë e Kosovës, pastaj udhëheqjet komunale të Anamoravës, bashkë me agjenci tjera në zbatim ligji, e sidomos bashkëpunimin me qytetar, media, shoqërinë civile dhe institucione tjera relevante” theksoi Maloku./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.