UBT

Prokurimi i Gjilanit në Prokurori

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ndonëse me vonesë, megjithatë është lajm i mirë, se prokuroria e Gjilanit ka ngritë aktakuzë kundër përgjegjësit të prokurimit në komunën e Gjilanit, z. Salih Kqiku, i dyshuar për zhdukjen e disa lëndëve tenderuese, sikundër që priten edhe ndjekje tjera penale ndaj drejtorëve tjerë të dyshuar për keqpërdorime të detyrës zyrtare.

Në qershorin e vitit të kaluar, PDK në Gjilan, e kishte ngritur shqetësimin e saj për katandisjen e qeverisjes komunale, me theks të veçantë për këto manipulime në arkivin kryesor të zyrës së prokurimit, përmes së cilës mbase ishte konstruktuar rrëfimi për ngritjen e aktakuzës ndaj disa zyrtarëve të qeverisjes së atëhershme komunale të PDK-së, me në krye z. Qemajl Mustafa, ish kryetar komune, ndaj të cilëve edhe më tutje drejtësia nuk e ka prerë punën e saj për ta shpallur pafajësinë e tyre.

Situatën, në këtë relacion, e kishte bërë më të qartë edhe një burim yni, një dokument zyrtar (shih kopjen e dokumentit), i përpiluar më datën 24.10.2014, nga tre zyrtarët komunal; Vehbi Geci (zyrtar i prokurimit), Halit Rexhepi (drejtor i drejtorisë komunale për Siguri dhe Emergjencë), si dhe vet drejtori i Departamentit të Prokurimit z. Salih Kqiku, ku përshkruhet qartazi gjendja kaotike dhe e pasigurisë së lartë të lëndëve arkivore të tenderimeve, në të cilën, në mënyrë “misterioze” ishte vendosur një Organizatë Jo Qeveritare (OJQ).

Prandaj, përgjigjen se pse ishte thyer arkiva kryesore e zyrës së prokurimit dhe pse në të ishte vendosur kjo organizate – OJQ (që e konstatojnë në procesverbal edhe vet zyrtarët e komunës), prokuroria duhet ta kërkojë te kryetari Lutfi Haziri, si autoriteti më i lartë vendimmarrës dhe ekzekutiv i komunës, i cili edhe sot proklamon qeverisje me „duar të pastra“.

Mobi Casa

Kështu siç ka filluar, qeverisja e Lutfi Hazirit, edhe në këtë mandat, më shumë do të përballet me prokurorinë e gjyqësinë, se sa me hallet e qytetarëve, të cilët ia dhanë besimin për të dytën herë radhazi.

Shefik Surdulli, Këshilltar Komunal /sekretar i Degës së PDK në Gjilan

P.S
Këtij shkrimi i bashkëngjitet kopja e procesverbalit siç e kemi përmend më lart si dhe fotot e gjendjes në arkivin e zyrës kryesore të prokurimit, gjatë qeverisjes së PDK deri më 2013 dhe pas saj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.