Eko Higjiena

Profesoresha dhe aktivistja e njohur, Besa Ismaili i bashkohet PDK-së

/ 2 minuta lexim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka mirëpritur nga sot në radhët e PDK-së, profesoreshën dhe aktivisten e njohur, Besa Ismaili.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, Veseli ka vlerësuar lart punën dhe personalitetin e Ismailit.

Ai tha se zonja Ismaili do të punojë bashkë me ekipin e PDK-së në luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.

“Sot i urova mirëseardhjen në Partinë Demokratike të Kosovës, Besa Ismailit, profesoreshës së Fakultetit të Studimeve Islame. Lajm shumë shpresëdhënës që edhe ajo iu bashkua luftës time kundër korrupsionit dhe nepotizmit për të krijuar mundësi për gjeneratat e reja. Zonja Ismaili është një zë i njohur në shoqërinë kosovare dhe jetën akademike të Kosovës, duke qenë e angazhuar për më shumë se dy dekada në promovimin e rolit të gruas dhe lirive fetare në shoqëri dhe në përkujdesje për grupet e margjinalizuara të shoqërisë. Ajo ka dhënë një kontribut të çmuar në ndërtimin e paqes dhe në promovimin e dialogut ndërkulturor e ndër-fetar dhe prandaj është laureate e shumë çmimeve ndërkombëtare”, ka thënë Veseli.

“Unë jam i gëzuar që ajo e ka gjetur veten tek Partia Demokratike e Kosovës e cila është një parti konservatore e qendrës së djathtë që mbështet vlerat tradicionale të shoqërisë sonë dhe ka vizionin e duhur për të ardhmen e vendit tonë. Ne do të punojmë së bashku, dhe do t’ia dalim që të ndërtojmë një Kosovë të zhvilluar”, ka shkruar Veseli.

Nga ana tjetër, profesoresha Ismaili ka thënë se është falënderuese për pritjen dhe mundësinë e dhënë për angazhim në misionin e Dekadës së Re.

“I falënderoj të gjithë ata të cilët më kanë hapur rrugën dhe do bashkëveprojmë, do punojmë bashkërisht për realizimin e të gjitha synimeve të Dekadës së re”, ka thënë ajo./rajonipress/

https://www.facebook.com/214842955357585/posts/1347056488802887?sfns=mo

Mund të ju interesoj: