ARKATANA

Procesi i regjistrimit nën hijen e kërcënimit dhe shantazhimit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga R. Rexhepi – Është detyrim ligjor t’i përgjigjesh regjistrimit të popullsisë në Serbi, ata të cilët në njëfarë mënyre i ikin këtij procesi të rëndësishëm shoqëror, do të dënohen për kundërvajtje dhe do të dënohet nga 20.000,oo din deri në 30.000,oo din.

Disa parti politike shqiptare, të cilat gjatë regjistrimit të mëhershëm të popullsisë në vitin 2011, kërkonin nga qytetarët bojkot të regjistrimit, tani nuk pushojnë së propaganduari për dalje masive në regjistrim dhe shpesh e potencojnë edhe mundësinë e dënimit për ata që i ikin këtij procesi. Po a vlen edhe ky dënim për regjistruesit serbë, të cilët nuk shkojnë nëpër disa shtëpi të shqiptarëve për t’i kryer obligimet e tyre si në Malësi të Bujanocit dhe Medvegjë? Me siguri se po, vetëm në letër, po aq sa është dënuar dikush gjatë viteve 2011.

Askush nga këto parti deri tani nuk ka dhënë sqarime, të paktën për opinion se sa shqiptarë janë dënuar me gjobë për kundërvajtje për shkak bojkotit të regjistrimit dhe pse kaq shumë alarmohet ky kërcënim nëse nuk del në regjistrim do të dënohesh?!

Mobi Casa

I vetmi sqarim serioz nga këto parti ka qenë se pakësimi i numrit të shqiptarëve në Luginë dhe Serbi, mund të zvogëloj numrin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe buxhetin e tij, i cili matet me kokë të banorëve.

Ja, pra, ku qëndron e gjithë filozofia e këtyre partive, të cilat po bëhen copa mes vete në garë se kush do ta drejtoj Këshillin Kombëtar Shqiptar, në përbërjen e re, i cili domosdo në të ardhmen do të ketë më shumë anëtarë, më shumë buxhet dhe më shumë kompetenca./Jetapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.