Fundamenti

Bujanoci, do të duhej të udhëhiqet nga shumica Shqiptare

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga Refik Hasani – Zgjedhjet lokale në Bujanoc, u mbajtën më datën 2 qershor të muajit të kaluar, ku pati rivotim, por me gjithë atë rezultatet e këtyre zgjedhjeve u çertifikuan.

Që nga koha e çertifikimit, nuk u arrit asnjë kompromis shumë i domosdoshëm nga shumica shqiptare. Periudha e konstituimit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, sipas ligjeve në fuqi, duhet brenda afatit të bëhetë themelimi i funksionimit të kësaj legjislature.

Dje, në Bujanoc është lidhur një koalicion në mesë një Subjekti Politik Shqiptarë, që numron vetëm 8 Këshilltarë Komunal të Bujanocit, kurse mbesin jashtë këtij koalicioni shumica Shqiptare prej 18 këshilltarëve Komunal Shqiptarë.

Të mbetët shumica Shqiptare, jashtë këtij koalicion, dhe të jen pjesë e këtij koalicion gjithë subjektet politike Serbe, dhe ata të Komunitetit Rom, është veprim jo i matur dhe i dëmshëm për shumicën e votuesve shqiptarë të Komunës së Bujanocit.

Ky koalicion i arritur është vështirë të funksionoj, pasi nuk përfaqëson shumicën shqiptare.

FITORJA

Kurse Bujanoci, nuk ka lluks të shkoj në zgjedhje çdo vjetë. Nëse shkohet me veprime të tilla, që vota e shumicës Shqiptare të shpërfillet, kështu Bujanoci do të pëson sikur Medvegja.

Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kan sakrifikuar shumë se këto tri komuna, kan mbajtur dhe organizuar edhe Referendumin e datës 1 dhe 2 marsit 1992, po ashtu Ushtria Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ka mbrojtur pragun, nderin dhe dinjitetin e shqiptarëve të këtij Rajoni, prandaj legjislatura e re nuk është dashur të udhëhiqet nga pakica Shqiptare, e shumica të mbetët jashtë këtij koalicioni.

Apeloj publikisht që ky koalicion, nga Subjekti Politik Shqiptarë, që numron vetëm 8 Këshilltarë, më mirë të zhbëhet pa filluar, që në fillim, se sa të mos funksionoj Kuvendi i Bujanocit, e aqë më largë qoftë të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Në vendë të unfikohen, të koordinohen duke u harmonizuar qëndrimet mbi artikulimin e çështjeve, që do të duhej të adresohen, shumica e këshilltarëve Komunal të Bujanocit, nuk e udhëheqin Komunën e Bujanocit.

Bujanoci, do të duhej të udhëhiqetë nga shumica Shqiptare, e jo nga një Subjekti Politik Shqiptarë, që numron vetëm 8 Këshilltarë Komunal të Bujanocit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.