ARKATANA

Mustafi: Edhe një tjetër raport i BE-së konstaton se Serbia e Vuçeviqit me hapa prapa

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafi, ka thënë së raporti i fundit i Komisionit Evropian ka konstatuar se Serbia ka bërë përparim të kufizuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit.

Mustafi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se është e papranueshme që ndikimi politik të vazhdojë të ekzistojë mbi gjyqësorin, siç u shpreh ai, “duke minuar drejtësinë dhe besimin e qytetarëve”.

“Përmirësimi i pavarësisë së gjyqësorit nuk mund të jetë vetëm një objektiv në letër, por duhet të jetë një përparësi reale dhe konkrete. Lufta kundër korrupsionit mbetet një sfidë serioze, dhe mungesa e masave të efektshme kundër korrupsionit është pengesë e madhe për zhvillimin demokratik dhe ekonomik”, shkroi ai.

Tutje sipas tij, gjendja e lirisë së mediave është po ashtu alarmante.

Hidromorava

“Mediat vazhdojnë të përballen me presion dhe kërcënime, dhe pluralizmi mediatik është i kufizuar. Proceset zgjedhore që nuk përputhen plotësisht me standardet ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të drejta janë një tjetër shqetësim serioz. Në aspektin ekonomik, borxhi publik i lartë dhe papunësia kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme dhe përmirësime strukturore për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe inkluziv”, tha tutje Mustafi.

Ndërkaq, sipas tij, Komisioni Evropian ka dhënë rekomandime të qarta: forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, garantimin e lirisë së mediave dhe përmirësimin e proceseve zgjedhore.

“Zbatimi i këtyre reformave është thelbësor për avancimin tonë drejt integrimit evropian dhe për përmirësimin e standardeve demokratike dhe ekonomike”, shkroi ndër të tjera Mustafi në Facebook.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.