GRANDEMALL

Problemi me tabelat në Karaçevë, zgjidhet nga mesi i shtatorit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Daniele Bajata u zotua se deri në mesin e muajit shtator çështja e tabelave do të përfundohet.

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati ka pritur sot në takim Komandantin e njësisë Jug-Lindje të KFOR-it, Daniele Bajata.

Në këtë takim të llojit konsultativ, u bisedua në lidhje me tabelat e vendosura në fshatin Karaçevë.

ARKATANA

Komandanti Bajata tha se e ka sqaruar çështjen e gjuhës së përdorur edhe me eprorin e tij dhe në fund të këtij muaji do të vijnë me tri versione të tabelave.

Sipas tij, sapo t’i kenë versionet do të konsultohen fillimisht me Komunën e Kamenicës dhe përfaqësuesin e fshatit, e pastaj do të vendosin bashkërisht për tabelën, në mënyrë që të jetë e kuptueshme edhe për qytetarët, ushtarët e KFOR-it dhe zyrtarët e UNMIK-ut.

Bajata u zotua se deri në mesin e muajit shtator çështja e tabelave do të përfundohet.
E kryetari Kastrati, falënderoi komandantin Bajata për gatishmërinë dhe përpjekjet për ta rregulluar këtë çështje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.