ARKATANA

Problemi i pensioneve me Zvicrën zgjidhet në vitin 2014

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Problemi i pensionistëve të moshës dhe ato të invaliditetit kosovarëve që kthehen të jetojnë në Kosovë do të zgjidhet gjatë vitit 2014. Kështu ka bërë me dije ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale (MPMS), Nenad Rashiq, për gazetën “Epoka e re”.

Ministri Rashiq ka thënë se në fund të vitit do të ketë takime të nivelit të lartë me autoritetet zvicerane dhe janë duke i përgatitur dhe harmonizuar të gjitha dokumentet që janë të nevojshme që të ketë një marrëveshje të re ndërmjet dy vendeve për këtë problem. “Ndërprerja e pagesës së pensioneve ishte anulim i njëanshëm nga ana zvicerane, i marrëveshjes për sigurime sociale në mes të Zvicrës dhe ish-Jugosllavisë nga viti 1962. Shteti zviceran e ka filluar me Kosovën, pasi edhe me shtetet e tjera të rajonit ajo ende nuk ka marrëveshje të tillë”, ka deklaruar ai.

Ministri Rashiq ka bërë me dije se që nga vendimi i shtetit zviceran, që është marrë në vitin 2010, Qeveria e Kosovës ka filluar angazhimet e saj për ta zgjidhur këtë problem, që i ka prekur qindra kosovarë që e meritojnë të marrin mjete e tyre. “I kemi dërguar të gjitha dokumentet që i ka kërkuar Qeveria e Zvicrës. Ajo ka kërkuar kohë ta bëjë analizimin e dokumenteve dhe pas një periudhe kohore, kemi rezultate. Unë zyrtarisht do të jem në Bernë më 4 dhjetor të këtij viti dhe presim ta bëjmë harmonizimin e dokumenteve”, ka thënë Rashiq.

UBT

Edhe në të ardhmen Zvicra mund të vazhdojë të mos ua paguajë pensionet e moshës dhe ato të invaliditetit kosovarëve të cilët kthehen të jetojnë në Kosovë. Kështu ka vendosur Gjykata Federale, si instanca më e lartë e gjyqësisë së Zvicrës, si një vendim parimor që po zvarritet tash tre vjet. Siç është shkruar tashmë shumë herë, të gjithë kosovarët të cilëve u është ndarë pensioni i moshës ose i invaliditetit nga 1 prilli i vitit 2010 e tutje atë nuk mund ta shfrytëzojnë nëse kanë vendosur të jetojnë në Kosovë, por ata kanë të drejtë që në rast të kthimit të përhershëm në Kosovë t’i tërheqin përnjëherë të gjitha kontributet që kanë paguar për pensionet në fjalë.

Ndërprerja e pagesës së pensioneve ishte anulim i njëanshëm nga ana zvicerane, i Marrëveshjes për Sigurime Sociale në mes të Zvicrës dhe ish-Jugosllavisë nga viti 1962. Si shkas kishin shërbyer dyshimet për keqpërdorime nga pensionistët kosovarë, disa raportime për kërcënime të detektivëve socialë të dërguar nga Zvicra në Kosovë dhe mungesa e sigurisë sa i përket regjistrit civil në Kosovë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.