RCCOLA

Prijësi i koalicionit 100%: Jo koalicion me partitë që duan ta heqin taksën

/ 1 minutë lexim

Jo qeverisje me ata që duan ta heqin taksën dhe ta vendosin reciprocitetin ndaj Serbisë, ka thënë kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Në Rubikon të KTV-së, Haradinaj ka thënë se nuk hynë në qeverisje me parti që nuk kanë qartazi pozicionesh për interesin nacional “Pse me qeverisë me dikë që ka me më dërgu në një rrugë qorre. Edhe nëse i fitoj zgjedhjet nesër, më duhet një partner dhe nëse partneri nuk merr obligim që taksa mbetet deri në njohje, nuk bashkëqeverisi me të. Nuk marrim pjesë në qeveri që nuk ka qartësi për pozicione të interesit nacional”, ka thënë ai.

Si mundësi për bashkëqeverisje, ai e ka përjashtuar PDK-në me vendosmëri, derisa ka akuzuar edhe Vetëvendosjen për lëshim pe ndaj këtyre temave. Haradinaj ka thënë se është i vendosur që taksën ta përdorë si kundërvlerë për marrjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Mund të ju interesoj: