Prania e policisë nëpër lagje krijonë siguri tek qytetarët

Gjilan – Policia e Kosovës në vazhdën e implementimit të detyrave dhe objektivave që dalin nga Strategjia e “Policimit në Bashkësi 2017-2021” ku qëllimi i gjithë kësaj është ofrimi i sigurisë së qytetareve, bashkëpunimi me ta, krijimi i Partneritetit me qëllim të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të ndërsjellët në uljen e krimit dhe zvogëlimin e frikës te qytetarët, me theks te bashkësitë e ndryshme etnike, e kjo arrihet duke krijuar besimin me sinqeritetin dhe përkushtimin në detyrat tona.
Policia e Kosovës është pjesë e Këshillave Lokal për Siguri Publike ku njëri ndër këto këshille është edhe KLSP në Lagjen “Avdullah Presheva” këtu në Gjilan.
Të premtën nën organizimin e Policisë së Kosovës njësitet e Policisë në komunitet nga stacioni policor i Gjilanit, në mbështetje të OSBE- kemi organizuar një takim të përbashkët ku të pranishëm ishin përfaqësues të Këshillit Lokal të Sigurisë Publike të lagjes “Avdullah Presheva”, me të gjithë anëtarët e saj, këshilli i lagjes, qytetarë të komunitetit shqiptarë dhe komunitetit romë të cilët banojnë në atë Lagje, përfaqësues të shkollave të cilët gjenden në këtë Lokalitet, edhe koordinatorin e Këshillave Komunale të Sigurisë në Bashkësi, zyrtarë Komunal, përfaqësues nga drejtoria komunale për shërbime publike, zyrtarë nga komiteti për Komunitete ku janë diskutuar në mënyrë të përbashkët roli mbi funksionimin e KLSP.
Të gjithë pjesëmarrësit në diskutim unanimisht janë shprehur se gjendja e sigurisë në këtë lagje është e kënaqshme, përfaqësuesi e KLSP-ve shprehën fjalë falënderues ndaj policisë së Kosovës, njësitet e Policisë në komunitet, të cilët than se ata gjithmonë u gjenden pranë atyre dhe prania e tyre krijon besim dhe siguri në këtë lagje, gjersa adresuan kërkesa të arsyeshme për përmirësim të jetës dhe infrastrukturës në drejtim të përfaqësuesve të Komunës, për lagjen e tyre, si dhe kanë kërkuar vazhdimësi për një KLSP funksionale, e cila do t`i kënaqë kërkesat e tyre për një ambient të qetë dhe të sigurte për të gjithë thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/