Prangosen kontrabanduesit, sulmuan zyrtarët policor

Gjilan – Në fshatin Llabjan, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar, pasi që të njëjtit me veturën e tyre kanë tentuar ta dërgojnë në mënyrë ilegale në shtetin serb një mashkull shtetas të Afrikës së Jugut.
Njëri nga të dyshuarit gjatë intervistimit ka sulmuar një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa personi i kontrabanduar është dërguar në Qendrën për Azil dhe Migrim njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/