Poliklinika “UNICAMED”, aty ku flasin profesionistët dhe ekspertët shëndetësor
Gjilan – Edhe pse është hapur në prill të këtij viti, poliklinika “UNICAMED”, ka arritur që shumë shpejt ta kthejë besimin e klientëve pikërisht për shkak të autoritetit dhe kompetencës së mirë që kanë në profesionet e caktuara. Muharrem Sadiku menaxher dhe radiolog i njohur thotë se një poliklinikë e këtij lloji i është dashur kaherë rajonit të Anamoravës dhe jam me fat që unë kam arritur ta krijoj një staf shumë profesional dhe me angazhime e përgjegjësi të duhura profesionale. Edhe, Osman Ramadani internist kardiolog thotë se është i lumtur që është bërë pjesë e stafit të “UNICAMED”, për faktin se në këtë poliklinikë mbizotëron profesionalizmi dhe ekspertiza kredibile e mjekut profesionist.
Ka startuar në prill të këtij viti, por poliklinika “UNICAMED” po tregohet çdo ditë e më shumë si një institucion kredibil, ku me shumë ekspertizë profesionale trajtohen pacientët e të gjitha rajoneve dhe marrin diagnoza të sakta e trajtim të duhur shëndetësor.
Për pak kohë numri i pacientëve është rritur ndërsa stafi i kësaj poliklinike është në shërbim të pacientëve në të gjitha kohërat.
Muharrem Sadiku një radiolog i njohur dhe i cili edhe është menaxher i kësaj poliklinike tha për rajonipress se është shumë i kënaqur së pari me angazhimin e stafit profesional i cili ka treguar vërtet një gatishmëri të pamohueshme, që të dëshmojë profesionalizëm cilësor duke ofruar trajtimin adekuat edhe për sëmundje të rënda mjekësore.
Edhe, Osman Ramadani internist kardiolog thotë se është i lumtur që është bërë pjesë e stafit të “UNICAMED”, për faktin se në këtë poliklinikë mbizotëron profesionalizmi dhe ekspertiza kredibile e mjekut profesionist.
“Për një kohë të shkurtër kemi arritur që ta bindim klientelën për përgjegjësitë profesionale që posedojmë dhe po mundohemi që t`ia lehtësojmë pacientëve shërbimet mjekësore duke mos bredhur rrugëve të Shkupit e Tiranës, por të trajtohen tek ne në mënyrën më të mirë të mundshme. Ekipi ynë është vërtet një ndërmarrje që përbehet nga strategët profesionist tek të cilët mbizotëron dija e vlera etike në rrafshin mjekësor” tha Osman Ramadani.
Sipas Osmanit tashmë poliklinika kryen shërbimet e kardiologjisë dhe endokrinologjisë përcjellur me të gjitha detajet tjera të analizave dhe rëntgenit me një aparaturë moderne dhe precize.
Ndryshe, Sadiku tha se poliklinika ka një partneritet shumë serioz në lëmin e laboratorit me laboratorin Biohit.
Orari i punës do të jetë nga ora 7 mëngjes deri në ora 20 në mbrëmje çdo ditë pune dhe të shtunën. “UNICAMED” disponon me shtatë ordinanca për kontrolla specialistike, kabineti i Radiologjisë ( CT dhe rentgen), salla e intervenimeve kirurgjike, laboratori, sallë për monitorim të pacientëve dhe terapi ditore.
Poashtu ka edhe kuzhinë për staf, gardërobë, depo të poliklinikës si dhe pritore të gjerë / ambient komod për pritje.
Stafi i “UNICAMED” në vete ka personel me përvojë shumëvjeçare në institucionet shtetërore shëndetësore dhe private, përvojë mbi 30 vjeçare dr Halim Hajdari.
Në “UNICAMED”, pacientët do të marrin shërbime nga mjekësia familjare, specialistike dhe subspecialistike, analiza laboratorike deri në më të rrallat.
Poashtu diagnostika është pika referente e “UNICAMED”, Radiologjia (CT, Rentgeni dhe Ultrazëri). Çmimet në “Unicamed” janë më të arsyeshmet në qytete dhe regjion, por edhe më konkurrentja në regjion për nga aspekti profesional./rajonipress/