Policia serbe vret Faton Hajrizin

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se është likuiduar Faton Hajrizi, i cili ishte arratisur nga burgu në Kosovë dhe gjatë një ndalimi nga patrulla kishte vrarë një polic serb, në Lloznicë, afër kufirit me Bosnjën.
“Anëtarët e policisë vranë një vrasës policie në afërsi të Loznicës”, tha Daçiq.
Ministri Daçiq ka dalë në vendin e ngjarjes, transmetojmë mediet nga Serbia.
Kujtojmë se Faton Hajrizi qëlloi Nikolla Krsmanoviqin dhe plagosi kolegun e tij Vjekoslav Iliq në Loznicë. Qindra policë serbë ishin vënë në kërkim intensiv.
Mediet serbe kanë publikuar dhe foton e të vrarit.
Siç shkruan Blici serb, Faton Hajrizi ka qëlluar sërish në drejtim të policisë, për çka edhe ka mbetur i vrarë.
Sipas informacioneve të gazetës, Hajrizi ka tentuar të kalojë lumin Drina dhe të arratiset në Bosnje. Të njëjtit pretendojnë se Hajrizi ishte fshehur në një kompleks të braktisur fabrikash.